Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore

30 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.


30 korriku njihet si Dita Ndërkombëtare Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

E miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në vitin 2013, në rezolutë shkruhet se, një ditë e tillë ishte e nevojshme për të rritur ndërgjegjësimin mbi gjendjen e viktimave të trafikimit njerëzor dhe për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Trafikimi i qenieve njerëzore vazhdon të jetë një kërcënim global i nxitur nga krimi i organizuar.

Gjithnjë e më shumë viktima po trafikohen çdo vit, në distanca më të mëdha, me dhunë në rritje, për periudha më të gjata kohore dhe për fitim më të madh.

Nga viti 2020 deri në vitin 2023, pati më shumë se 200 mijë viktima të zbuluara në nivel global, që është vetëm maja e ajsbergut.

Numri aktual i rasteve të paraportuara besohet të jetë dukshëm më i lartë.

Dita Botërore Kundër Trafikimit të Personave u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, në rezolutën e saj A/RES/68/192.

Fushata e këtij viti thekson rolin jetësor të: zbatimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë penale në çmontimin e rrjeteve të organizuara të trafikimit; vënien para përgjegjësisë të autorëve; fokusin e shtuar në mbrojtjen e të mbijetuarve; ofrimin e ekspertizës së nevojshme dhe mbështetjes së gjithanshme dhe solidaritetit social.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takim në Uashington me kongresmenë: Angazhimi amerikan, thelbësor për ruajtjen e stabilitetit në rajon

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një…

Global 360

Osmani viziton Emiratet e Bashkuara Arabe, do të marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nisi sot një vizitë pune në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrë pjesë…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali takim në Uashington me kongresmenë: Angazhimi amerikan, thelbësor për ruajtjen e stabilitetit në rajon

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilloi një…