Spiropali në Gjenevë, takime me presidenten e Bundestagut dhe kreun e Knessetit të Izraelit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, merr pjesë në konferencën e gjashtë të kryetarëve të parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila po mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin.


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, merr pjesë në konferencën e gjashtë të kryetarëve të parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, e cila po mbahet në datat 29-31 korrik në Gjenevë dhe i kushtohet bashkëpunimit parlamentar, multilateralizmit për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin.

Gjatë qëndrimit në Gjenevë, Spiropali u takua sot pasdite me Presidenten e Bundestagut Gjerman, Julia Klöckner.

Kryetarja Spiropali diskutoi me presidenten Klöckner mbi forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve, bashkëpunimin e suksesshëm mes Kuvendit dhe Budestagut dhe mbështetjen e Gjermanisë për objektivin strategjik të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

“Shqipëria dhe Gjermania po zhvillojnë marrëdhënie të shkëlqyera, një parteritet të fuqishëm e dinamik, shkëmbime të vazhdueshme të nivelit të lartë dhe bashkëpunim të sukseshëm në mjaft sektorë si drejtësia, siguria, punët e bredshme, energjia, arsimi, turizmi, etj. Mbështetja e Gjermanisë, si një ndër aleatët më të rëndësishëm politik, është thelbësore për avancimin e reformave, integrimin europian të Shqipërisë dhe zhvillimin, stabilitetin e paqen në rajon. Bashkëpunimi intensiv mes Kuvendit dhe Budestagut për thellimin e reformave, sidomos reformës në drejtësi dhe asaj zgjedhore do të vijojë në mbështetjen e Kuvendit për realizimin e objektivit kombëtar për përfundimin e negociatave brenda 2027 dhe anëtarësimin brenda 2030. Ne vlerësojmë vizionin dhe kontributin e veçantë të Gjermanisë për perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor nëpërmjet Procesit të Berlinit dhe nismave të tjera”, u shpreh Spiropali.

Presidentja e Bundestagut, Klöckner, vlerësoi bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe nënvizoi se mbështetja e fuqishme e Gjermanisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE do të vijojë dhe Bundestagu do të bashkëpunojë e ndihmojë Kuvendin në lidershipin e procesit të integrimit europian.

Pasditen e sotme Spiropali u takua edhe me kryetarin e Knesset të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin diskutuan mbi partneritetin politik, bashkëpunimin ekonomik dhe marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Izraelit, të cilat i kanë rrënjët në miqësinë e thellë historike dhe aktin unik të shqiptarëve për shpëtimin e hebrenjve gjatë ditëve të errëta të Holokaustit.

“Shqipëria do të vijojë të jetë një zë i fuqishëm kundër antisemitizmit, pjesë e kontributit për respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut, kundër padrejtësive dhe diskriminimit të çdo lloji”, u shpreh Spiropali.

Kuvendi dhe Knesset do të intensifikojnë ndërveprimin për të mbështetur marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe miqësinë e fortë mes dy popujve tanë.

Burimi ATSH

Rama: 226 profesionistë punësohen përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: 226 profesionistë punësohen përmes portalit “Infermierë për Shqipërinë”

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se 226 profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar gjatë procesit të fundit të përzgjedhjes…