Vengu dhe Kumbaro nga Vlora: Situata e zjarreve nën kontroll, vijon mbështetja nga ajri

Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave në terren që prej ditësh janë në përballje të vazhdueshme me flakët.


Situata per shuarjen e zjarreve në vend po shkon drejt normalizimit, ndërsa kushtet atmosferike kanë lehtësuar ndjeshëm punën e forcave në terren që prej ditësh janë në përballje të vazhdueshme me flakët.

Nga Vlora, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha, përsëritën angazhimin e plotë institucional në përballimin e situatës, me zbatimin rigoroz të ligjit dhe në mbështetje të banorëve të prekur.

Ministri Vengu deklaroi se situata në zonat më problematike është përmirësuar ndjeshëm

“Jemi në një situatë shumë më pozitive, si në aksin Borsh-Piqeras-Lukovë, ashtu edhe në lartësitë e Kaninës, ku vatrat janë shuar plotësisht. Vijojmë të jemi vigjilentë me forca të angazhuara në terren, si dhe me mbështetje ajrore nga dy helikopterë dhe një avion italian”, tha Vengu.

Nga ana e saj, ministrja Kumbaro siguroi se itineraret turistike, si në zonat malore ashtu edhe përgjatë bregdetit, janë të sigurta dhe nën monitorim të vazhdueshëm.

“Garantojmë sigurinë në gjitha itineraret turistike qoftë në ato malore dhe përgjatë bregdetit. Asnjë nga zonat që janë të populluara nga turistët nuk kemi asnjë problematikë. Edhe kur ka protokolle të zhvendosjes së banorëve behet për parandalim dhe jo për rrezik të drejtpërdrejtë. Nga ana tjetër është e domosdoshme që çdo sinjal dhe alarm që mund të mendohet se na ndihmon për të parandaluar një vatër, është e nevojshme të njoftohet menjëherë”, tha Kumbaro.

Gjithashtu, Kumbaro u bëri thirrje barinjve që të shmangin ndezjen e zjarreve për ruajtjen e kullotave dhe zonave të mbrojtura

“Vatrat aktualisht janë nën kontroll dhe duam bashkëpunimin e çdo banori por edhe barinjve të zonës. Kullotat në male nuk janë vatra për t’u ndezur zjarre, por zona për t’u mbrojtur. Zonat e mbrojtura janë të parat që rrezikohen për shkak të relievit të thepisur. Shpëtuam Parkun e Llogarasë duam të përndajmë çdo varët në Karaburun dhe këtë thirrje e kemi jo vetëm me Vlorën por për të gjithë territorin”, tha ajo.

Burimi ATSH

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Mbrojtja e fëmijëve dhe e familjes, në fokus të diskutimeve për Kodin e ri Penal

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë u zhvillua tryeza e 24 konsultative për draftin e Kodit të ri Penal, me…