Forcim i bashkëpunimit mes Doganave e Autoritetit Portual për eficiencë në Portin e Durrësit
Drejtori i përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi sot një takim pune me drejtorin e Autoritetit Portual Durrës, Kreshnik Bajraktari, me fokus në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe garantimin e shërbimeve efikase për qytetarët dhe bizneset që operojnë në port.

Gjatë takimit, palët theksuan rëndësinë e koordinimit të përhershëm ndërmjet strukturave doganore dhe atyre portuale, veçanërisht në funksion të rritjes së volumit të punës në terminalin e kontejnerëve, i cili vit pas viti po njeh zgjerim të ndjeshëm dhe po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zinxhirin kombëtar të furnizimit.
Në kushtet e ngarkesës së shtuar dhe të sezonit turistik, të dy drejtuesit vlerësuan angazhimin e vazhdueshëm të strukturave përkatëse për të garantuar një proces të pandërprerë dhe në përputhje me standardet.
Porti i Durrësit ka përpunuar rreth 1,9 milionë tonë mallra gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, duke shënuar një rritje prej 3,8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.