BSH: Kërkesa për kredi nga bizneset pritet të mbetet e lartë

Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e vrojtimit për aktivitetin kreditues, në tremujorin e dytë 2025


Kërkesa për kredi e bizneseve parashikohet në rritje, edhe për 3-mujorin e tretë 2025, pavarësisht qëllimit të përdorimit, ndërsa kërkesa për kredi nga individët pritet të bjerë, kryesisht në kreditë për blerje banesash.

Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e vrojtimit për aktivitetin kreditues, në tremujorin e dytë 2025, ku evidenton se kërkesa e lartë për kredi u raportua nga të gjitha kategoritë e biznesit si për qëllim financimi dhe për investime.

Sipas BSH-së, faktorët që nxitën kërkesën për kredi ishin nevojat më të larta për financim konsumi dhe për blerje banesash.

Ndërsa kërkesa për kredi me qëllim mbulimin e nevojave afatshkurtra për likuiditet u raportua në nivele të ulëta.

Vrojtimi evidenton se edhe gjatë 3-mujorit të dytë të 2025, bankat ndoqën politika të ngjashme kreditimi për bizneset, standarde, kushte dhe terma kreditimi të njëjta.

Ndërkohë, u miratua një raport kredish i ngjashëm me tremujorin e parë.

Sa i takon vrojtimit të kreditimit për individët, kuadri kreditues për këtë segment mbeti pothuajse i pandryshuar. “Standardet, kushtet dhe termat e kreditimi mbeten të qëndrueshme”, thekson BSH-ja.

BSH konstaton se, në 3- mujorin e dytë 2025, një shkallë më e lartë miratimi kredish për individët, erdhi si pasojë e vlerësimeve më të mira të bankave për cilësinë e kredimarrësve dhe historikut të tyre në tregun e punës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.