Anijet turistike drejt Sazan-Karaburunit, rreth 9 mijë turistë vendas e të huaj vetëm në qershor

Sipas Kapitenerisë, në portin e Vlorës operojnë 12 anije turistike, të cilat janë licencuar për të kryer këto udhëtime.


Parku i vetëm detar kombëtar, Sazan- Karaburun edhe këtë sezon turistik po vizitohet nga një numër i lartë turistësh vendas e të huaj.

Udhëtimi me anije drejt këtij parku i ofron mundësi turistëve të kalojnë një ditë ndryshe në gjirin e Vlorës.

Kapiteneria e portit të Vlorës bën të ditur për ATSH-në se “për muajin qershor ky park u vizitua nga 8876 turistë vendas e të huaj. Edhe gjatë korrikut ka një numër të lartë vizitorësh jo vetëm vendas, por edhe nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës”.

Sipas Kapitenerisë, në portin e Vlorës operojnë 12 anije turistike, të cilat janë licencuar për të kryer këto udhëtime.

Sazan-Karaburuni, i vetmi park detar kombëtar i Shqipërisë, që ndodhet në Vlorë është kthyer vitet e fundit në një destinacion turistik, ku vizitorë të shumtë vendas e të huaj udhëtojnë me anijet turistike që nisen nga porti i Vlorës.

Me një shtrirje detare rreth 1,9 km në këtë park detar ndodhen monumentet e natyrës, Shpella e Haxhi Aliut (atraksioni më i vizituar nga turistët), gjiri natyror dhe kulturor i Gramës (skaji më i largët jugor i parkut detar), ishullin e Sazanit, atraksioni më i madh që prej hapjes së tij për publikun.

Për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë momente relaksi në natyrën dhe qetësinë, parku detar ofron me brigjet e tij të Shën Vasilit, Shën Janit, Gjirit të Djallit, eksperiencë natyrore unike. Ky park është korridori më rëndësishëm i specieve si breshka e detit, foka e Mesdheut, delfinë, si edhe peshkaqenë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.