Rama: Rregullore e re për administrimin e hapësirës publike, përgjegjësi penale për inspektorët e mbrojtjes së territorit

“Do të përfundojmë edhe një rregullore të administrimit të hapësirës publike, bazuar në një dokument, të bashkisë së Tiranës, që do të rishikohet dhe do të adoptohet për t’u kthyer në një rregullore kombëtare të administrimit të hapësirës publike”.


Do të përfundojmë edhe një rregullore të administrimit të hapësirës publike, bazuar në një dokument, të bashkisë së Tiranës, që do të rishikohet dhe do të adoptohet për t’u kthyer në një rregullore kombëtare të administrimit të hapësirës publike”.

Kështu deklaroi sot kryeministri Edi Rama, në një takim me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë.

“Kjo rregullore do t’i japë një drejtim të përgjithshëm të gjithëve, pra qoftë administratorëve të qytetit, qoftë edhe atyre që e përdorin qytetin, qoftë inspektorëve, qoftë edhe atyre që kanë njësitë e shërbimit, qoftë punonjësve e policisë, qoftë edhe qytetarëve, dhe pa diskutim, në këto masa do të vendoset edhe përgjegjësia penale e inspektorëve të mbrojtjes së territorit, e policëve bashkiakë dhe e policëve të shtetit, e punonjësve të Policisë së Shtetit dhe shefave të komisariateve, për çdo lloj ndërtimi pa leje që nuk iu ka rënë në sy, sepse e përsëris, është e pakuptimtë që të vendosësh përgjegjësinë penale për një ngjarje, por ama kur bëhet fjalë për zhvillime që ndodhin me javë, me muaj, në sytë e të gjithëve dhe askush nuk i denoncon, atëherë, këtu është bashkëfajësi”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se njerëz që përfaqësojnë shtetin “nuk mund dot të luajnë me dy porta në këtë farë feje”.

“Prandaj, duhet të marrin përgjegjësinë e tyre dhe ta mbulojnë territorin sipas përgjegjësisë që kanë dhe thjesht dhe vetëm të informojnë. Natyrisht, që Policia e Shtetit nuk ka detyrë të merret me kontrollin e lejeve të ndërtimit, por do ta ketë të detyruar të marrë përsipër dhe të informohet ka apo nuk ka leje ndërtimi, pastaj a po e zbaton, a s’po zbaton lejen si duhet, a po e respekton, apo s’po respekton rregullat e kantierit – kjo është një çështje e policisë bashkiake, është një çështje e Inspektoratit Mbrojtës të Territorit, dhe është dhe një çështje e atyre që bëjnë aktkontrollet”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “aktkontrollet nga ana e bashkisë, që janë të gjithë për të shkuar për ndjekje penale për hir të vërtetës, sepse firmosin aktkontrolle sipas qejfit të ndërtuesve, dhe edhe për këtë masat e reja do të penalizojnë çdokënd që merr përsipër të hedhin një firmë për një hapësirë që nuk figuron në lejen e ndërtimit, apo për një volum që është në shkelje të lejes së ndërtimit”.

/Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Salla në Divjakë: Vijojmë mbështetjen përmes Skemës Kombëtare

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla vizitoi sot fermën “Vjen”, në Divjakë