Rama: Rishikim ligjit për Arsimin e Lartë, u japim të rinjve ofertë konkurruese

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.


Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në prezantimin e raportit të Bordit të Akreditimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë.

Me fokus të veçantë në transformimin e Arsimit të Lartë për t’iu përgjigjur sfidave të epokës digjitale, Rama tha se ky është një takim që u kërkua për të parë një bilanc të domosdoshëm të punës intensive në një katërvjeçar kohor të bordit të Akreditimit, i cili meriton respekt dhe falënderime për angazhimin.

Rama tha se ky bord ka mbledhur një tërësi të konsiderueshme të dhënash dhe një volum eksperience për t’ia vënë në shërbim komunitetit akademik, institucioneve të Arsimit të lartë, institucioneve që administrojnë Arsimin e Lartë dhe institucioneve përkatëse të Qeverisë Shqiptare.

“Dua t’i falënderoj me shumë mirënjohje anëtarët e bordit që janë personalitete shqiptare dhe të huaja të angazhuar në botën akademike evropiane dhe i kanë vënë në dispozicion vendit tonë dijen e tyre, përkushtimin e tyre dhe sigurisht dhe integritetin e tyre profesional. Nga ana tjetër, dua të them që nga një paraqitje e përmbledhur del shumë qartë qoftë progresi i bërë në këto vite, qoftë edhe volumi jo i vogël i gjërave që mbeten për t’u bërë”, tha Rama.

Kryeministri tha se ndërkohë që ecet përpara, bota fluturon dhe për të kapur ritmin duhet që vajzave dhe djemve të këtij vendi t’i jepet një ofertë akademike serioze dhe konkurruese, në kushtet kur së shpejti Shqipëria do të bëhet anëtare e BE-së.

“Kemi nevojë të shtyjmë me shumë forcë përpara dhe të adresojmë pa ngurrim ato që janë të domosdoshme për t’u adresuar. Duke filluar edhe nga një rishikim i ligjit të Arsimit të Lartë, të cilit i janë bërë vitet për t’u riparë, por dhe shumë të rejave që kanë ndodhur në botën akademike”, u shpreh Kryeministri.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.