Riorganizohen institucionet inspektuese të qeverisjes qendrore


Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për procesin e organizimit të institucioneve me funksione inspektimi në juridiksionin e pushtetit ekzekutiv të qeverisjes qendrore, në fushën e zbatimit të ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Në vendimin e qeverisë thuhet se institucionet që i nënshtrohen procesit të riorganizimit janë Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore; Agjencia Kombëtare e Mjedisit; Agjencia Kombëtare e Pyjeve; Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura; Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve; Autoriteti Kombëtar i Ushqimit; Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave; Drejtoria e Shërbimeve të Peshkimit dhe Akuakulturës; Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit; Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore; Inspektorati Shtetëror Shëndetësor; Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore; Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut dhe Instituti i Shëndetit Publik.

Funksionet inspektuese të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit transferohen në inspektoratet e reja qendrore, që do të krijohen sipas fushave të inspektimit, që mbulojnë ministritë përgjegjëse dhe sipas parimeve të ligjit “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

Për ndjekjen dhe zbatimin e vendimit ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Brendshme, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe institucionet e përcaktuara në pikat 1 dhe 2.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vizita e Presidentit të EBA në Tiranë, Rama: Një ditë e bukur miqësie

Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vizita e Presidentit të EBA në Tiranë, Rama: Një ditë e bukur miqësie

Lartësia e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në…