Policia e Shtetit: 52 fitues të Akademisë së Sigurisë, do të fillojnë trajnimin gjatë vitit 2025

Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.


Policia e Shtetit bëri të ditur se të gjithë kandidatët e shpallur fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor dhe që janë në pritje të nisjes së trajnimit, do të ndjekin fazat e programit në rendin e duhur. Policia theksoi se asnjë prej tyre nuk ka marrë pjesë ende në trajnimin në terren.

Policia e Shtetit reagoi lidhur me një publikim në rrjetet sociale që ngrinte dyshime mbi procesin e përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë.

Sipas Policisë, në janar 2025 u shpallën 452 fitues për Kolegjin e Formimit Profesional Policor. Për shkak të mungesës së kushteve të akomodimit, vetëm 400 nga këta mundën të fillonin trajnimin, ndërsa 52 të tjerë do të fillojnë trajnimin me grupin e kursit XXI, më vonë gjatë vitit 2025.

Reagimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Në lidhje me një publikim në rrjetet sociale që ngre dyshime mbi integritetin e procesit të përzgjedhjes dhe trajnimit të kursantëve të rinj në Akademinë e Sigurisë, Policia e Shtetit sqaron opinionin publik se në muajin janar 2025, në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, Policia e Shtetit publikoi listën me kandidatët fitues në Kolegjin e Formimit Profesional Policor (kursi bazë i formimit për Patrullë të Përgjithshme).

Fitues u shpallën 452 aplikantë, por për mungesë të kushteve të akomodimit, sipas rendit zbritës të pikëve, filluan trajnimin në Kolegjin e Formimit Profesional Policor në Akademinë e Sigurisë, 400 aplikantë fitues, ndërsa 52 aplikantët e tjerë fitues do të vijojnë trajnimin së bashku me fituesit që do të shpallen pas konkurrimit që do të bëhet për fillimin e kursit XXI, brenda vitit kalendarik 2025, menjëherë me hapjen e tij.

Sqarojmë se aplikantët fitues të cilët janë në pritje për të filluar Kolegjin e Policisë, do të nisin ndjekjen e studimeve për Patrullë të Përgjithshme, në momentin kur të krijohen kushtet për pritjen dhe organizimin e grupit të dytë, pas përfundimit të ciklit aktual të trajnimit.

Bëjmë me dije se programi që zhvillohet në Kolegjin e Formimit Profesional Policor është një vit akademik dhe ka elemente teorike dhe të trajnimit në terren. Asnjë kursant nuk mund të shkojë në trajnimin në terren, pa përfunduar programin teorik. Trajnimi në terren zhvillohet mbi bazën e një programi të detajuar dhe është zbatim në praktikë i moduleve teorike të marra në auditor.

Asnjë nga 52 kandidatët fitues në listë pritjeje, nuk ka ndjekur asnjë ditë trajnim dhe nuk është përfshirë në listën e kursantëve të kursit XX, të cilët më datë 21.07.2025, fillojnë zbatimin e programit të trajnimit në terren në drejtoritë vendore.
Çdo pretendim i hedhur në publik, se këta kandidatë po përfshihen në mënyrë të padrejtë në programin e trajnimit në terren në drejtoritë vendore në lista ose se do të nisin praktikën pa trajnim, është i pavërtetë, keqinformues dhe tendencioz.

Policia e Shtetit fton maturantët të aplikojnë në Akademinë e Sigurisë si Institucion i Arsimit të Lartë i akredituar, akademi anëtare e rrjetit akademik të INTERPOL-it, akademi e akredituar në sistemit IADLEST-ShBA.

Akademia e Sigurisë ofron për të rinjtë, 2 mundësi zgjedhjeje në Fakultetin “Siguria dhe Hetimi”, aplikimet për të cilin bëhen në e-Albania, në periudhën 29 korrik-03 gusht 2025, si dhe për Kolegjin e Formimit Profesional Policor (Patrullë të Përgjithshme), për të cilin së shpejti do të hapet procesi i konkurrimit.

I garantojmë të gjithë të interesuarit se procesi zhvillohet mbi bazën e meritokracisë, në mbikëqyrje të plotë ligjore nga Akademia e Sigurisë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, misionet policore që mbështesin zhvillimin arsimor policor, si dhe në transparencë të plotë me konkurrentët, të cilët janë pjesë e grupeve të vëzhgimit gjatë të gjitha fazave të konkurrimit.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Turizmi në maj, rriten netëqëndrimet e të huajve

Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve gjatë muajit maj të këtij viti, duke…

Global 360

Ibrahimaj: Mbështetje ekosistemeve të startup-eve me mbi 10 milionë euro vetëm në 3 vitet e fundit

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në edicionin e 7-të të “Startup City…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Arbërit, princa të Lilit apo të Zambakut?

‘Princa të Lilit- Bij të Arbërit- Familjarë të Sulltanit’ është një studim që kap në vështrim disa çështje të rëndësishme…

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Turizmi në maj, rriten netëqëndrimet e të huajve

Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve dhe netëqëndrimeve gjatë muajit maj të këtij viti, duke…