Asistencë falas për “E-Albania” pranë bashkive, Balluku: Avokatët dhe noterët që kërkojnë pagesë shkelin ligjin

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi nga afër sportelet në bashkinë e Lushnjës ku tashmë ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.


Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi nga afër sportelet në bashkinë e Lushnjës ku tashmë ofrohet shërbimi për qytetarët që kanë nevojë për asistencë për aplikime të ndryshme në portalin e-Albania.

E shoqëruar nga kryetarja e bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa, ministrja Balluku tha se “kemi nisur një inspektim në të gjitha bashkitë për të parë se si ju tashmë keni filluar të jeni shërbimin e mbështetjes për të gjithë ata qytetarë, të cilët nuk arrijnë të aksesojnë e-Albania nga telefonat apo nga pajisjet e tjera elektronike të tyre.

Balluku theksoi se “kemi identifikuar në treg përgjithësisht në disa nga zyrat e avokatëve dhe noterëve janë duke ofruar me pagesë ndihmën për e-Albania. Kjo platformë është një nga projektet që na bën krenarë ne si qeveri dhe është pjesë e të gjithë procesit të digjitalizimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë. Është totalisht falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët që kanë kodin e tyre personal”.

Çdo zyrë avokatie apo noterie, vijoi Balluku, që merr para për këtë shërbim dhe që e ofron këtë si një shërbim të tyre është në shkelje totale të ligjit dhe ministri i Drejtësisë dhe gjithë skuadra e kësaj ministrie kanë marrë përsipër të venë rregull sa i përket këtij abuzimi.

“Ndërkohë që moshat e thyera apo ata që mund të kenë pamundësi përsa i përket pajisjeve elektronike duhet të mbështeten nga bashkitë”, shtoi ajo.

Balluku e vuri theksin edhe tek domosdoshmëria e një punonjësi në njësitë administrative, i cili sipas saj, ndërkohë që kryen detyra të tjera mund të ndihmojë qytetarët sa i përket këtij shërbimi.

Kryebashkiakja Sefa tha se “e kemi afishuar njoftimin në mënyrë që të gjithë qytetarët që vijnë pranë bashkisë për të marrë shërbime të tjera të shikojnë mundësinë që këtu ofrohet edhe shërbimi online i e-Albania”.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.