“Festa e Miqësisë”, atmosferë festive në Elbasan

Elbasani fundjavën që lamë pas ishte epiqendra e “Festës së Miqësisë”, një ngjarje tashmë tradicionale që këtë vit feston 10-vjetorin.


Elbasani fundjavën që lamë pas ishte epiqendra e “Festës së Miqësisë”, një ngjarje tashmë tradicionale që këtë vit feston 10-vjetorin.

Kjo festë ka sjellë për qytetarët dhe vizitorët tre netë me muzikë live, performanca artistësh të njohur dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse.

Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i pranishëm në aktivitet përshëndeti qytetarët duke theksuar rëndësinë që kanë aktivitetet kulturore dhe festive në jetën e komunitetit.

“Festa e Miqësisë është tashmë një ngjarje e përvitshme që i jep Elbasanit një tjetër ritëm gjatë verës dhe forcon lidhjen mes qytetarëve,” u shpreh Llatja.

Artistë si Lorenc Hasrama, Mateus Frroku, West Side Family, Eranda Libohova, Rea Nuhu, Aroilda, 3 Musketjerët dhe Renis Gjoka kanë dhuruar performanca të paharrueshme për publikun.

Elbasani ishte qyteti i parë ku nisi ky edicion jubilar, duke konfirmuar edhe një herë se qyteti është një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore dhe festive në nivel kombëtar.

Burimi ATSH

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama citon Kuranin: Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj

Sot në Natën e Kadrit kryeministri Edi Rama përcolli një citim nga Kurani.