Malaj: Reforma territoriale trefishoi buxhetin vendor

Ministri i Financave bëri të ditur sot se buxheti vendor është rritur ndjeshëm pas fillimit të reformës territoriale në vitin 2015, duke u trefishuar në vitin 2025.


Ministri i Financave, Petrit Malaj, bëri të ditur sot se buxheti vendor është rritur ndjeshëm pas fillimit të reformës territoriale në vitin 2015, duke u trefishuar në vitin 2025.

Në vitin 2015, buxheti vendor ishte 35 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2025 ai parashikohet të arrijë në 89,9 miliardë lekë.

Po ashtu, transferimet e pakushtëzuara janë rritur nga 12,3 miliardë lekë në vitin 2015 në 26,2 miliardë lekë në vitin 2025, një rritje prej 2,1 herë.

Investimet në infrastrukturë të financuara nga të ardhurat e veta të bashkive, theksoi ai, janë rritur gjithashtu nga 8 miliardë lekë në vitin 2015 në rreth 17 miliardë lekë në vitin 2025, që përfaqëson një trefishim të tyre.

Ministri theksoi gjithashtu përmirësimin e ndjeshëm të performancës së bashkive në të ardhurat vendore. Nga viti 2015 deri në 2025, të ardhurat janë rritur me 300 milionë euro, ose 3,4 herë më shumë se në vitin 2015.

“Në vitin 2024, peshën më të madhe në të ardhurat vendore e zë taksa e ndikimit në infrastrukturë me rreth 42%, e ndjekur nga taksa mbi ndërtesat me rreth 13% dhe po aq tarifa e pastrimit”, deklaroi Malaj.

Në lidhje me detyrimet vendore, Malaj tha se është shënuar një përmirësim i ndjeshëm në nivel bashkish. Sipas tij, stoku i detyrimeve është ulur me 74%, nga 12,1 miliardë lekë në vitin 2015, në 3,2 miliardë lekë në vitin 2024.

“Detyrimet e prapambetura lidhen kryesisht me vendime gjyqësore apo investime dhe i përkasin dy viteve të fundit”, deklaroi Malaj.

Burimi ATSH

Shkëmbim i praktikave më të mira në fushën e promovimit të investimeve me Greqinë

Drejtoresha E Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investiemve (AIDA) Laura Saro u takua sot me Presidentin e Enterprise Greece dhe…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Shkëmbim i praktikave më të mira në fushën e promovimit të investimeve me Greqinë

Drejtoresha E Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investiemve (AIDA) Laura Saro u takua sot me Presidentin e Enterprise Greece dhe…