Partia Komuniste e Kinës mbush 104 vjeç, duke çuar përpara modernizimin kinez dhe objektivat e zhvillimit global

1 korriku 2025 shënon 104-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).


1 korriku 2025 shënon 104-vjetorin e themelimit të Partisë Komuniste të Kinës (PKK).

PKK-ja kishte më shumë se 100.27 milionë anëtarë në fund të vitit të kaluar, një rritje prej 1.09 milionësh nga viti 2023, sipas një raporti të publikuar nga Departamenti i Organizimit i Komitetit Qendror të PKK-së të hënën.


Foto nga VCG

Sipas raportit, përveç shtimit të qëndrueshëm të anëtarësisë, edhe strukturat e PKK-së kanë vijuar të përmirësohen. Rreth 57.79 milionë anëtarë të Partisë, ose 57.6 për qind e numrit të përgjithshëm, kishin diploma universitare të nivelit të parë ose më lart në fundin e vitit 2024, 1.4 pikë përqindjeje më shumë se në vitin e mëparshëm.

Raporti tregoi gjithashtu se, deri në fundin e vitit 2024, Partia Komuniste e Kinës kishte rreth 31 milionë anëtare femra, që përbënin 30.9 për qind të numrit të përgjithshëm, 0.5 pikë përqindjeje më shumë se në vitin 2023. Ndërsa punëtorët dhe fermerët zinin rreth 33 për qind.

Begatia e përbashkët

Raporti i Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës theksoi se modernizimi kinez është modernizim socialist i zbatuar nën drejtimin e Partisë Komuniste të Kinës.


Foto nga VCG

“Për të përmbushur përgjegjësinë tonë, ne duhet të bashkohemi dhe ta udhëheqim të gjithë Partinë dhe popullin kinez të të gjitha kombësive në bërjen e përpjekjeve të vazhdueshme për të çliruar mendjet tona, për të kryer reformat dhe hapjen, për të çliruar e për të zhvilluar më tej forcat prodhuese, për të punuar shumë për të zgjidhur vështirësitë me të cilat ndeshen njerëzit si në punë, ashtu edhe në jetë, dhe për të kërkuar pa u luhatur begatinë e përbashkët “, theksoi presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, gjatë takimit me shtypin bashkë me anëtarët e tjerë të sapozgjedhur të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit të 18-të Qendror të PKK-së në nëntor 2012.

Zhvillimi i përbashkët

Ndërsa anëtarët e PKK-së janë të përkushtuar ndaj modernizimit kinez, ata kanë bërë gjithashtu përpjekje për ndihmën e Kinës jashtë vendit. Puna e ndihmës jashtë vendit është një kapitull i lavdishëm në historinë 100-vjeçare të PKK-së, theksoi ish-kryetari i Agjencisë Kineze të Bashkëpunimit për Zhvillimin Ndërkombëtar Luo Zhaohui në një konferencë shtypi në vitin 2021.


Foto nga VCG

Deri në shtatorin e vitit 2024, Kina u kishte dhënë ndihmë lidhur me zhvillimin mbi 160 vendeve, kishte punuar me më shumë se 150 vende për ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”, si edhe kishte bashkëpunuar me më shumë se 100 vende e organizata, të tilla si OKB-ja, bëri të ditur Ministria e Jashtme kineze.

Që nga dërgimi i ekipit të saj të parë në Algjeri në vitin 1963, Kina ka dërguar një personel prej 30 mijë vetash në 76 rajone në mbarë botën, duke ofruar kujdes mjekësor për gati 300 milionë njerëz. Kohët e fundit, ekipet kineze të ndihmës mjekësore prekën përsëri zemrat e njerëzve, kur Zhang Junqiao, një mjek në Tanzani dhe anëtar i PKK-së, humbi jetën ndërsa shpëtonte një grua vendase që po mbytej.


Foto nga VCG

Tani PKK-ja është 104 vjeçe dhe vendi që ajo udhëheq po ecën në rrugën e modernizimit. Duke filluar nga viti 2026, Kina do të fillojë punën për zbatimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar (2026-2030) për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Komiteti Qendror i PKK-së po organizon hartimin e propozimeve për këtë plan dhe departamentet përkatëse po përgatiten për të marrë mendime e sugjerime nga zyrtarët, publiku i gjerë dhe ekspertë e studiues nëpërmjet kanaleve të ndryshme në të ardhmen e afërt.


Foto nga VCG

Formulimi dhe zbatimi i Planit të 15-të Pesëvjeçarit ka një rëndësi të madhe për realizimin e plotë të nismave strategjike të përcaktuara në Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së dhe për përparimin e modernizimit kinez, tha Xi Jinping-u.

Burimi CGTN

Lexo më shumë nga

Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me…

Global 360

Gerapetritis: Greqia, forcë nxitëse për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Giorgos Gerapetritis konfirmoi sot mbështetjen për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Spiropali: Përshpejtim i procedurave të pajisjes me kartat e lejes së qëndrimit për shqiptarët në Greqi

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali kërkoi sot në Athinë përshpejtim të procedurave burokratike për pajisjen me…