Manastirliu pret në takim ish-ministrin e Egjiptit: Bashkëpunim për forcimin e politikave arsimore

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim Khaled El-Enany, ish-ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për drejtor të përgjithshëm të UNESCO-s.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu priti në një takim Khaled El-Enany, ish-ministër për Turizmin dhe Antikitetin i Egjiptit, kandidat për drejtor të përgjithshëm të UNESCO-s.

Gjatë takimit Manastirliu dhe El-Enany biseduan mbi bashkëpunimin në fushën e arsimit.

“Me El-Enany ndamë vlerat e përbashkëta për arsimin dhe kërkimin shkencor. Diskutuam mbi bashkëpunimin e mundshëm për forcimin e politikave arsimore dhe avancimin e shkencës në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm”, theksoi Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale.

Më herët El-Enany u prit në takim nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, gjatë të cilit ai shprehu gatishmërinë e Autoritetit të Turizmit të Egjiptit për të bashkëpunuar me AKT dhe për të ndarë eksperiencën lidhur me dy nga projektet më efektive dhe të rëndësishme që janë zbatuar në Egjipt në fushën e promovimit të turizmit.

Burimi ATSH

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.