Nis ndërtimi i bajpasit jugor të Tiranës, rrugë me 4 korsi

Pas përfundimit të Unazës së Madhe vitin e kaluar, Tirana do të ketë edhe një bajpas strategjik jugor, projekt i cili po merr formë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur tenderin për ndërtimin e kësaj rruge që pritet të lehtësojë trafikun në hyrje-dalje të kryeqytetit.


Pas përfundimit të Unazës së Madhe vitin e kaluar, Tirana do të ketë edhe një bajpas strategjik jugor, projekt i cili po merr formë. Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka shpallur tenderin për ndërtimin e kësaj rruge që pritet të lehtësojë trafikun në hyrje-dalje të kryeqytetit.

Bajpasi jugor do të ketë një gjatësi mbi 21 kilometra dhe do të lidhë zonën e Kasharit me atë të Mulletit, duke kaluar përgjatë luginës së Erzenit. Ky projekt do të shmangë qendrën e Tiranës, duke ofruar një alternativë më të shpejtë dhe më të rehatshme për qarkullimin e mjeteve.

“Do të jetë një autostradë interurbane e tipit ‘A’ me katër korsi, nga një korsi emergjence në secilën anë dhe dy bankina të asfaltuara. Gjithsej pjesa asfaltike do të ketë 22.4 metra gjerësi, me një shpejtësi lëvizjeje prej 110 km/h. Fondi total për ndërtimin e këtij projekti është 209 milionë euro, nga të cilat 81 milionë euro do të financohen nga qeveria shqiptare dhe pjesa tjetër nga BERZH”, tha Niko Mihali, përgjegjësi i Sektorit të Hartimit të Projekteve pranë ARRSH-së, në një prononcim për mediat.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, projekti është konceptuar për të minimizuar ndikimin në komunitetet lokale dhe zonat e mbrojtura. Ai synon të përfundojë brenda 24 muajve nga nënshkrimi i kontratës.

Ky bajpas jo vetëm do të shërbejë si një rrugëdalje nga trafiku i rënduar i qytetit, por edhe si një korridor që afron Shqipërinë me standardet europiane të infrastrukturës.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vlorë, pushuesit dhe Policia Kufitare shpëtojnë një shtetase nga mbytja në det

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal gjatë pushimeve verore.

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vlorë, pushuesit dhe Policia Kufitare shpëtojnë një shtetase nga mbytja në det

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe apelon për kujdes maksimal gjatë pushimeve verore.