Identifikimi elektronik dhe shërbimet e besuara, projektligji konsultohet me sektorin financiar

Në kuadër të procesit të hartimit të projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një sërë takimesh konsultuese me përfaqësues nga sektori financiar, fintech dhe mikrofinanciar, me ofrues të shërbimeve të besuara, si dhe me institucione publike që ofrojnë shërbime digjitale dhe që parashikohet të jenë palë të përfshira në zbatimin e këtij ligji.


Në kuadër të procesit të hartimit të projektligjit “Për identifikimin elektronik, shërbimet e besuara dhe portofolin e identitetit digjital”, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një sërë takimesh konsultuese me përfaqësues nga sektori financiar, fintech dhe mikrofinanciar, me ofrues të shërbimeve të besuara, si dhe me institucione publike që ofrojnë shërbime digjitale dhe që parashikohet të jenë palë të përfshira në zbatimin e këtij ligji.

Në njoftimin e AKSK, thuhet se projektligji i ri synon të modernizojë kuadrin ekzistues ligjor për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara, duke e përafruar plotësisht me rregulloren eIDAS të Bashkimit Evropian.

“Ai parashikon krijimin e një kuadri të plotë rregullator për identifikimin elektronik, futjen e portofolit të identitetit digjital si një mjet i ri, i sigurt dhe i ndërveprueshëm për qytetarët dhe institucionet, si dhe zgjerimin e shërbimeve të besuara, përfshirë nënshkrimin elektronik, vulosjen, arkivimin dhe verifikimin e të dhënave digjitale”, thuhet në njoftim.

Sipas AKSK-së, portofoli i identitetit digjital, i konceptuar si një risi në këtë projektligj, do t’u mundësojë qytetarëve të ruajnë dhe ndajnë të dhënat e tyre personale në mënyrë të sigurt, të nënshkruajnë dhe vulosin dokumente në formë elektronike, të aksesojnë shërbime publike dhe private si brenda ashtu edhe jashtë vendit dhe të menaxhojnë ndërveprimet e tyre digjitale me transparencë dhe kontroll të plotë.

Këto konsultime synuan të mbledhin mendime, komente dhe sugjerime konkrete nga palët e interesuara për të ndihmuar në përmirësimin e draftit përfundimtar dhe garantimin e zbatueshmërisë së tij në praktikë. Kontributet e marra gjatë këtij procesi do të shërbejnë si një vlerë e shtuar për ndërtimin e një kuadri ligjor të besueshëm, funksional dhe të përputhshëm me zhvillimet teknologjike dhe standardet evropiane.

Burimi ATSH

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Papa Leone XIV pret kryeministrin Rama

Sot paradite papa Leone XIV priti në audiencë kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, publikoi sot Vatican News.