Turistë nga e gjithë bota eksplorojnë magjinë e Kanioneve të Skraparit

I cilësuar edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.


Kanionet e Skraparit mbeten një destinacion i rëndësishëm për vizitorët në këto ditë të nxehta.

Turistë nga e gjithë bota eksplorojnë çdo ditë natyrën e mahnitshme dhe shijojnë përvojat më unike të rafting në kanionet e Osumit.

Sapo kalon qytetin e Çorovodës dhe merr sipër rrjedhën e lumit, të shfaqet pamja e mrekullueshme e Kanionit të Osumit rreth 13 km i gjatë, nga 4 deri në 35 m i gjerë, 70-80 m i thellë, me shpate vertikale, përfund të cilave rrjedh lumi i Osumit.

I cilësuar edhe si “Koloradoja e Shqipërisë”, pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara pothuajse nga të gjitha grup-moshat.

Në një distance prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Në këtë Kanion, nga fundi i muajit prill deri në mesin e muajit qershor, zhvillohet sezoni i sportit të rafting.

Sportistë nga Italia, Anglia, Çekia, Gjermania dhe gjithë bota vijnë jo vetëm për të ushtruar në ujërat e tij, sportin e bukur të rafting, por edhe për të eksploruar magjinë e natyrës shqiptare.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Perëndim magjik në bregdetin e Rrjollit në Velipojë

Fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës, i ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, ofron një bukuri natyrore të rrallë.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Perëndim magjik në bregdetin e Rrjollit në Velipojë

Fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës, i ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, ofron një bukuri natyrore të rrallë.