Kumbaro – Hoxha në Himarë: Prioritet aksesi në plazhe, siguria dhe ndalimi i zhurmave

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë Kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka vijuar inspektimet në plazhet e bregdetit Jon, ku edhe në bashkinë Himarë, pas aksioneve për lirimin e plazheve, hapësirat publike pothuajse janë dyfishuar.

E shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha dhe kryetari i bashkisë së Himarës Vangjel Tavo, Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë Kufitare për respektimin e rregullave të mjeteve të turizmit detar.

“Procesi i shpërndarjes së plazheve ka përfunduar dhe na duhet bashkëpunimi edhe i policisë bashkiake me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe strukturave të Policisë së Shtetit. Është bërë një aksion për pjesën e zaptimeve të plazheve në zonën e Potamit dhe Spillesë. Janë vendosur bovat si elementë të sigurisë dhe ndërkohë, angazhimi i Policisë Kufitare është shumë i rëndësishëm për të garantuar sigurinë e jetës për ata të cilët përdorin aktivitete të turizmit detar me jets ki dhe me skafe”, tha Kumbaro.

Edhe gjatë inspektimit në plazhet e Himarës, ministrja kërkoi nga të gjithë administratorët e plazheve private të respektojnë distancën 2.5-3 metra buzë detit si hapësirë publike, si dhe koordinim mes bashkisë dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit për mirëmbajtjen dhe pastrimin e plazheve publike.

“Rritja e hapësirave publike rrit nga ana tjetër përgjegjësinë për mirëmbajtjen dhe pastrimin, kështu që dyfishimi i forcave 24 orë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe bashkisë, për të evaduar mbetjet është sfidë më e madhe”, u shpreh ministrja.

Më tej, ministrja Kumbaro kërkoi bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të lehtësuar trafikun në qarkullimin e automjeteve gjatë periudhës së pikut, veçanërisht gjatë fundjavave.

Lidhur me planin e masave, të Policisë së Shtetit për sezonin turistik, ministri Hoxha tha se “këtë vit kemi shtuar forcat e Policisë të cilat do të jenë të stacionuara në Vlorë dhe në të gjithë bregdetin. Drejtoria e Policisë Vlorë është shtuar me 95 forca të reja policie, të cilat do të jenë të shpërndara sipas nevojave për monitorimin e plazheve. Në fokusin tonë të veçantë janë dhe mjetet e lundrimit, të cilat ndonjëherë mbingarkohen”.

Kryetari i bashkisë Himarë, Vangjel Tavo u shpreh se janë marrë të gjitha masat dhe është komunikuar me bizneset për lirimin e hapësirave, menaxhimin e mbetjeve dhe bashkia po bën përgatitjet e fundit për mobilimet e plazheve publike.

“Për sa i përket plazheve publike, jemi gati në raportin 50 me 50%. Në plazhet publike të Himarës do të vendosim 250 çadra të bashkisë, të cilat do të jenë falas për pushuesit”, theksoi Tavo.

Gjatë qëndrimit në Himarë, ministrja Kumbaro u takua edhe me pushues si dhe me biznese që kanë “beach bar”, për problemin e zhurmave në mjedis.

Burimi ATSH

Spiropali: Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shprehu sot mirënjohje për çdo përpjekje dhe sakrificë të zjarrfikësve në këto ditë të vështira…

Global 360

Shqipëria krah SHBA dhe 14 vendeve të tjera: Irani të ndalë sulmet që cënojnë sovranitetin tonë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Austria, Belgjika, Kanadaja, Çekia, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Spanja dhe…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Mira Murati shkruan historinë!

Një nga investimet më të mëdha fillestare : 2 miliardë USD pa pasur ende ptodukt. Vetëm një vizion.

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Spiropali: Respekt për të gjithë ata që luftojnë çdo ditë me flakët

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali shprehu sot mirënjohje për çdo përpjekje dhe sakrificë të zjarrfikësve në këto ditë të vështira…