Rishikimi i buxhetit, 11,8 miliardë lekë mbështetje për sigurinë kibernetike, infrastrukturën, arsimin dhe bujqësinë

Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin e këtij që parashikon rialokim të fondeve në vlerën 11.8 miliardë lekë.


Ministri i Financave, Petrit Malaj paraqiti sot Aktin Normativ për ndryshimet në buxhetin e këtij që parashikon rialokim të fondeve në vlerën 11.8 miliardë lekë.

Sipas Ministrisë së Financave, rialokimi i fondeve është bërë për të garantuar përdorimin më efikas të buxhetit pa ndryshuar treguesit makrofiskalë. Totali i rialokimeve kap vlerën e 11,8 miliardë lekëve, të cilat vijnë nga kursimet në shpenzime korente dhe kapitale.

Nëpërmjet aktit u miratua gjithashtu një skemë e re garancie sovrane për sektorin e bujqësisë me vlerë 3 miliardë lekë, që synon të përmirësojë aksesin në financë për fermerët dhe bizneset e vogla, duke garantuar kredi me norma interesi të ulëta dhe lehtësira në kolateral.

Fondi më i madh, rreth 3,3 miliardë lekë, i është akorduar Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Kibernetike për investime në teknologjinë e inteligjencës artificiale.

Janë alokuar gjithashtu 1,5 miliardë lekë për projekte të reja infrastrukturore nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe rreth 318 milionë lekë për Ministrinë e Arsimit për mbështetjen e sportit shkollor.

Të ardhurat totale për periudhën janar–maj 2025 kanë arritur në 305.9 miliardë lekë, me realizim mbi planin dhe rritje 6,5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ndërkohë, shpenzimet janë rritur me 12,1%, duke reflektuar përshpejtim në realizimin e projekteve publike. Deficiti buxhetor dhe borxhi publik mbeten të pandryshuara.

Qeveria thekson se ky rishikim i buxhetit është në përputhje me ligjin organik të buxhetit dhe garanton ruajtjen e stabilitetit financiar dhe vijimësinë e konsolidimit fiskal.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.

Global 360

Këshilli i Evropës miraton qasje të re për emigracionin, Meloni: Njihet modeli Itali–Shqipëri

Takimi i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, në Kishinev të Moldavisë

Diplovista

Rama për “Il Giornale”: Shumë vende evropiane e kanë kërkuar, por marrëveshja për migrantët vlen vetëm për Italinë

Të hysh në studion e Edi Ramës është një goditje e papritur. Pasi i nënshtrosh.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

“Shqipëria në BE, projekt më i madh se amaneti i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit”

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e Diasporës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

SHBA – Wendt raporton në Komitetin e Jashtëm për nominimin si ambasador i SHBA në Tiranë

Më 13 prill presidenti Trump, propozoi emërimin e Eric Wendt si ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri.