INSTAT: Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj, 95% nga Europa

Muaji maj 2025 ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave që publikoi sot INSTAT.


Muaji maj 2025 ka shënuar fluks të lartë të vizitorëve që kanë zgjedhur Shqipërinë për turizëm sipas të dhënave që publikoi sot INSTAT.

Sipas INSTAT, gjatë muajit maj, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e vendit tonë mbi 1.6 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka shënuar rritje me 4,3%, krahasuar me majin e vitit 2024.

INSTAT nënvizon se vetëm gjatë muajit të kaluar kanë hyrë në territorin shqiptar mbi 987 mijë vizitorë të huaj ose 1,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

95% e vizitorëve të huaj janë nga rajoni i Europës, ku ajo Jugore zë 72%, ndjekur nga Evropa Perëndimore me 14%, sipas INSTAT.

Hyrjet për pushime zënë 98% të rasteve, ku në muajin maj të këtij viti, ky tregues ka shënuar një rritje me 0,9%, krahasuar me majin e 2024-s.

Sipas INSTAT në periudhën janar-maj të këtij viti, vendin tonë e kanë vizituar 3,4 milionë turistë të huaj ose 3,9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Pritshmeritë e turoperatorëve mbetën të mëdha veçanërisht gjatë muajve të verës, ku Shqipëria regjistron flukset më të larta turistike.

Burimi ATSH

BE, 8 milionë euro në mbështetje për projektet e kulturës në rajon

Në kuadër të programit Culture and Creativity for the Western Balkans (C4WBs), me mbështetje prej 8 milionë eurosh nga Bashkimi…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

BE, 8 milionë euro në mbështetje për projektet e kulturës në rajon

Në kuadër të programit Culture and Creativity for the Western Balkans (C4WBs), me mbështetje prej 8 milionë eurosh nga Bashkimi…