Tarran: Platforma “e-Legjislacioni”, gurthemeli për procesin ligjvënës në Shqipëri

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran tha se ky portal është më shumë se sa një platformë digjitale.


Kuvendi i Shqipërisë, prezantoi sot portalin “e-Legjislacioni”, si një hap drejt një epoke të re transparence, efikasiteti dhe inovacioni në procesin legjislativ.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michael Tarran tha se ky portal është më shumë se sa një platformë digjitale. Tarran tha se “e-Legjislacioni” është një gurthemeli për procesin ligjvënës në Shqipëri, dhe vjen si rezultat i një pune të gjatë të realizuar nga Kuvendi i Shqipërisë me partnerët, për ta bërë ligjvënie më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të qasshme nga të gjithë.

Në aktivitetin e prezantimit të portalit “e-Legjislacioni”, ku të pranishëm ishin edhe Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ambasadorja e Zvicrës në vendin tonë, Ruth Huber, si edhe ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, Tarran tha se që nga 2019-a, OSBE në Shqipëri ka punuar ngushtësisht me Kuvendin, njëherësh edhe me mbështetjen e qeverisë së Zvicrës ka ndihmuar që të vendosen themelet për këtë tranzicion.

“Përtej sfidave, objektivi ynë ka mbetur i qartë, për të ndërtuar një sistem të ndikueshëm ligjvënës. Ky tranzicion për legjislacionin elektronik do të mundësojë rezultate të vërteta, harmonizimin dhe konsolidim të teksteve ligjore, përmirësim të rrjedhës së brendshme të Kuvendit, si edhe do të shtojë transparencën dhe qasjen e publikut ndaj legjislacionit”, tha Tarran, ndërsa shtoi se kjo platformë digjitale do të fuqizojnë koordinimin ndërmjet gjithë institucioneve të tjera ligjvënëse në Shqipëri.

Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri pohoi se që nga viti 2023 janë zhvilluar katër programe kompjuterike, ndërsa 85% e stafit të Kuvendit janë trajnuar për këtë proces.

“Mbi 82 mijë faqe legjislative janë skanuar, dhe mbi 5000 faqe janë shënuar për akte ligjore. Miratimi i standardit për tekstet e lexueshme nga kompjuteri dhe ndërtimi i një nyjeje të brendshme me praktikat e njësuara me Parlamentin italian, atë austriak apo evropian, janë pjesë e këtij procesi.

Mbi 300 ligje në këto momente që flasim janë të gjindshme nëpërmjet portalit. Ky është një themel i fuqishëm dhe është vetëm fillimi”, pohoi Tarran.

Tarran theksoi se në këtë platformë digjitale është përfshirë legjislacioni shqiptar, ndërsa Shqipëria i bashkohet me këtë nismë një numri vendesh të tjera, përfshirë edhe Francën, që e kanë adoptuar si sistem përpara shumë vitesh.

Ambasadori Tarran cilësoi se kjo nismë e vendos Shqipërinë si një drejtuese rajonale në reformën legjislative digjitale.

“Kjo reformë është një hap thelbësor në rrugëtimin e përfarimit të Shqipërisë me BE-në. Mirëpresim angazhimin e Kuvendit, ndërsa përparon me sistemin elektronik, e reflektuar kjo në kërkesat zyrtare që janë dërguar nga kryetarja Spiropali te Ministria e Financave për shtesë fondesh për personelin e legjislacionit elektronik. Kjo siguron që Kuvendi të ketë autonomi financiare që në mënyrë efektive të planizojë dhe zbatojë prioritetet e zhvillimit të institucionit”, tha Tarran.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në Vaun e Dejës në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut, së bashku…

Global 360

Osmani pas samitit në Tiranë: BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat

Komentet e Osmanit në një postim në rrjetet sociale vijnë në mbyllje të punimeve të Samitit të Procesit të Bashkëpunimit…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Vengu: Rritja e interesit për t’u rekrutuar në FA e prekshme

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu zhvilloi një takim në Vaun e Dejës në Regjimentin e Këmbësorisë së Veriut, së bashku…