Strehimi social nis në korrik, Gonxhja: Përfitojnë 1,253 familje në 35 bashki

Përmes programit kombëtar të strehimit social, qeveria shqiptare po ofron zgjidhje të përballueshme dhe cilësore për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie me çmimet e tregut.


Përmes programit kombëtar të strehimit social, qeveria shqiptare po ofron zgjidhje të përballueshme dhe cilësore për familjet me të ardhura të ulëta dhe të mesme që nuk mund të përballojnë blerjen e një shtëpie me çmimet e tregut.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ndau në rrjete sociale pamje nga transformimi që ka sjellë ky program, në rehabilitimin e shtëpive të disa bashki të vendit.

Gonxhja tha se “si asnjëherë më parë, 1,253 familje në 35 bashki përfitojnë nga Programi Kombëtar i Strehimit Social. Nga mbështetje përfitojnë pensionistët e vetmuar; familjet me ndihmë ekonomike; familjet me një prind; familjet pa të ardhura”.

Sipas tij, me një vlerë financimi prej rreth 1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit, ky projekt do të adresojë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 1,253 familje në nevojë në të gjithë vendin.

“Zbatimi nis në korrik-gusht 2025 dhe zgjat për dy vite. Një hap konkret drejt kushteve më të denja jetese për familjet në nevojë, përmirësim banesash, infrastrukturë rurale dhe akses më i mirë në shërbime jetike”, u shpreh ministri.

Investimet në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social 2025-2026, përfshinë bashkitë në të gjithë vendin.

Projekti përfshin investime në :

* Banesa sociale nëpërmjet adaptimit të objekteve ekzistuese ose ndërtimit të ri;

* Përmirësim i banesave për komunitete të pafavorizuara;

* Përmirësim i infrastrukturës veçanërisht në zona informale;

* Streha të përkohshme – përmes blerjes, montimit ose adaptimit të objekteve ekzistuese.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Spiropali takon Krichbaum: Agjendë për ritëm edhe më të përshpejtuar të procesit të anëtarësimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë,…

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Spiropali takon Krichbaum: Agjendë për ritëm edhe më të përshpejtuar të procesit të anëtarësimit

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me ministrin e Shtetit për Evropën të Gjermanisë,…