Manastirliu: Ferma inovative e nxënësve të “Qemal Stafës” përfaqësoi me dinjitet Shqipërinë në Finlandë

Gjashtë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa” kanë krijuar një fermë moderne të modeluar sipas parimeve të teknologjisë së gjelbër.


Gjashtë nxënës të gjimnazit “Qemal Stafa” kanë krijuar një fermë moderne të modeluar sipas parimeve të teknologjisë së gjelbër.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale një video ku nxënësit Deana, Nerajda, Ani, Kleanthi, Kamela dhe Era shpjegojnë si e kane krijuar këët fermë moderne, ku ndërthuren sistemet hidrike me panelet diellore.

“Ky projekt inovativ i klubit ‘STEM’ është vlerësuar me çmime në garat kombëtare, ndërsa në rang ndërkombëtar nxënësit e “Qemal Stafës” kanë përfaqësuar me dinjitet Shqipërinë në Finlandë, arritje që tregojnë më së miri aftësitë që nxënësit tanë kanë zhvilluar në laboratorët shkencorë në shkollat tona”, theksoi Manastirliu.

Deana Adri tha se “ne kemi krijuar një fermë moderne ku me anë të ndërlidhjes së sistemeve hidrike me panelet diellore dhe droneve bujqësore kemi arritur ne modernizimin e bujqësisë shqiptare”.

Ndërsa Nerjada Elezi tha se “projekti ynë fokusohet tek energjia diellore, e cila është një nga burimet më të pastra të energjisë së ripërtërishme, e cila thith energjinë diellore dhe e kthen në energji elektrike dhe termike”.

Pajisja e shkollave me laboratorë të biologjisë, fizikës dhe kimisë në shkolla të arsimit bazë dhe të mesëm krijon një mjedis të avancuar për të nxitur aftësitë shkencore dhe eksperimentale të nxënësve.

Laboratorët ‘STEM’ janë një hap i rëndësishëm për modernizimin e sistemit arsimor, duke u dhënë nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë praktike në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë. Përveçse nxisin kreativitetin dhe bashkëpunimin, këto laboratorë ndihmojnë në përgatitjen e nxënësve për tregun e punës dhe për karriera të suksesshme në fusha që kërkojnë ekspertizë shkencore dhe teknologjike.

Burimi ATSH

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

POSTIMI I AMBASADORIT MALAJ Kënaqësi e veçantë të prisja sot në Ambasadë Kursin e Lartë.