Drejt përfundimit nënstacioni elektrik i Xarrës

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi ndoqën nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në kantierin e nënstacionit të ri.


Në Xarrë të Sarandës ka nisur puna për ndërtimin e nënstacionit të ri elektrik, i cili do rrisë sigurinë dhe kapacitete, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit për banorët dhe bizneset e zonës. Ky investim, i cili pritet të jetë gati në muajt e parë të vitit të ardhshëm, i përgjigjet kërkesave të zonës, por edhe zhvillimit të pritshëm të saj në vijim.

Nënstacioni i ri, do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të Xarrës dhe Konispolit, por edhe zonës turistike të Ksamilit, e cila ka një fluks të shtuar gjatë sezonit veror. Janë afro 7 mijë abonentë të cilët do të marrin shërbim përmes këtij nënstacioni.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Administratorin e OSSH, Blendian Dalipi ndoqën nga afër ecurinë e deritanishme të punimeve në kantierin e nënstacionit të ri.

“Është një nënstacion totalisht i ri dhe sipas kontratës përfundon në maj 2026. Duke parë ecurinë e punimeve, ashtu si edhe në kantieret e tjera, synojmë ta përfundojmë në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm. Ky është një nënstacion 110/20 me një fuqi prej 50 megash që do të thotë një 8-fishim të kapaciteteve krahasuar me nënstacionin ekzistues”, sqaroi Dalipi.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi nevojën për ndërtimin e këtij nënstacioni të ri, i cili do të ketë një ndikim të rëndësishëm në furnizimin me energji elektrike në të gjithë zonën e jugut, e cila ku me nisjen e sezonit turistik fluksi i lëvizjeve është rritur ndjeshëm.

“Ne duhet të kuptojmë që e gjithë zona e jugut tashmë është një zonë e cila e shumëfishon numrin e banorëve nga maji deri në tetor. Nga ana tjetër, është një zonë e rëndësishme edhe për sa i përket bujqësisë këtu dhe ne e kemi diskutuar nga fillimi që energjia në këtë zonë nuk duhet vetëm për banorët dhe flasim për 7 mijë abonentë që përfitojnë nga ky projekt. Këtu përfitojnë të gjithë njësitë turistike qofshin këto hoteleri, restorante, por edhe të gjitha njësitë e bujqësisë të ngritura në zonë”, nënvizoi Balluku.

Referuar sezonit turistik dhe furnizimit me energji elektrike, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë theksoi se deri më tani situata ka qenë në normalitet të plotë, pa problematika, ndërkohë që edhe për javët në vijim, kur pritet të jetë edhe piku i sezonit turistik, janë marrë masat për të garantuar një shërbim sa më cilësor.

“Akoma nuk kemi ardhur në pikun e sezonit, ndaj edhe ne jemi duke u përgatitur për korrikun dhe për gushtin, duke qenë se edhe të gjitha të dhënat që marrim nga njësitë turistike janë që do ketë një rritje me 20-30% të volumeve krahasuar me një vit më parë. Por ne jemi në pozita shumë më të mira se në 2024, që ka qenë një vit i mirë për përballimin e kërkesës me energji elektrike. Na duhet vëmendje e shtuar tek sistemi energjetik në këto momente qoftë linjat e transmetimit, qoftë edhe ato të shpërndarjes ku ndodhemi sot. Bashkëpunimi midis OST-së dhe OSSH-së është shumë i rëndësishëm”, tha Balluku.

Nënstacioni i ri elektrik në zonën e Xarrës do të ndikojë gjithashtu edhe në uljen e nivelit të humbjeve në rrjet.

Koçiu: Shërbime më të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara

Gjatë aktivitetit “PAK Art në Pedonale”, në Berat në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, zv.kryeministrja Albana Koçiu, theksoi se…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Koçiu: Shërbime më të specializuara për fëmijët me aftësi të kufizuara

Gjatë aktivitetit “PAK Art në Pedonale”, në Berat në kuadër të Ditës Botërore të Autizmit, zv.kryeministrja Albana Koçiu, theksoi se…