Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë

Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë erdhën në jetë trenjake.


Në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë erdhën në jetë trenjake.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

“Një lajm i bukur ka ardhur nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Tre engjëj të vegjël, Iliriana, Amaya dhe Cataleya, kanë ardhur në jetë, duke sjellë gëzim të pafund për prindërit dhe stafin mjekësor që ka ndjekur me përkushtim këtë lindje të veçantë”, tha Koçiu.

Koçiu u shpreh “urime të përzemërta familjes së re dhe një jetë të gjatë, të lumtur e të bekuar për trinjaket e vogla”.

Trenjaket përfitojnë edhe bonusin e bebes. Prej vitit 2019, qeveria dhe MSHMS vijojnë të mbështesin programin e bonusit të bebes të cilin e kanë përfituar rreth 227 mijë familje që kanë sjellë në jetë fëmijët e tyre.

Bonusi i bebes përfitohet vetëm nga familjet që jetojnë e kontribuojnë në Shqipëri duke mbështetur në masën 40 000 lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 000 lekë për fëmijën e dytë, 120 000 lekë për lindjen e foshnjës së tretë.

Burimi ATSH

BE i dha 100 milionë euro Shqipërisë, Çano: Raportuam për 41 masa reformash

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano foli sot në një intervistë televizive…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kur kombi flet me një zë!

Pata një emocion të veçantë tek pashë mitingun në mbrojtje të së drejtës për prijësit e luftës çlirimtare në Kosovë.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

BE i dha 100 milionë euro Shqipërisë, Çano: Raportuam për 41 masa reformash

Drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Planifikimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Eridana Çano foli sot në një intervistë televizive…