Ministrat Denaj dhe Malaj diskutojnë me bankat zbatimin e Garancisë Sovrane

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Anila Denaj dhe ministri Financave, Petrit Malaj zhvilluan një takim të përbashkët me drejtuesit e bankave të nivelit të dytë dhe përfaqësues të Shoqatës së Bankave për të diskutuar mbi aspektet teknike të zbatimit të Garancisë së re Sovrane për sektorin e bujqësisë, të miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare.

Garancia Sovrane me fond prej 3 miliardë lekësh është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM), duke respektuar kufizimet e rregullave fiskale në fuqi, pa cenuar disiplinën buxhetore.

Normat që parashikohen për këtë skemë do të jenë tejet të favorshme dhe me mbulim deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese.

Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme do të kenë mundësi që këtë Garanci Sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë, duke përfituar më shumë mundësi dhe akses më të madh financiar, me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizmin, peshkimin, akuakulturën, etj.

Kjo është Garancia e pestë Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka në fokus të saj forcimin e partneritetit me bankat e nivelit të dytë, në dobi të rritjes së aksesit në financë për sipërmarrjet në fushën e bujqësisë për nxitjen e investimeve, cilësinë e produkteve “Made in Albania” dhe rritjen e konkurrueshmërisë së eksporteve shqiptare në tregjet ndërkombëtare.

Burimi Bujqësia.gov.al

Ibrahimaj: Sektori IT dhe ai energjetik, prioritet për punësim dhe rritje ekonomike

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj theksoi sot rëndësinë strategjike të zhvillimit të sektorëve kyç për tërheqjen e investimeve…

Global 360

Von der Leyen: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së, ritëm rekord me negociatat

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vlerësoi sot se “Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian”.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Diella dhe hija e së shkuarës!

Është fakt se AI po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e jetës së përditshme kohët e fundit

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia