Kushi: Turizmi bregdetar pjesë e rëndësishme e zhvillimit tonë, përafrim me standardet e BE-së

Deputetja Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në sesionin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri që u mbajt në Strasburg


Deputetja e Partisë Socialiste u shpreh sot se turizmi bregdetar në Shqipëri është një nga sektorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit, ndërsa transformimi i mënyrës së menaxhimit të plazheve dhe operatorëve turistikë ka çuar në një hov të turizmit në vend.

Deputetja Kushi e bëri këtë deklaratë gjatë fjalës së saj në sesionin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri që u mbajt në Strasburg, ndërsa shtoi se po synohet që Shqipëria të jetë vendi lider në rajon sa i takon turizmit të rregullt dhe të pastër.

“Reformat që kemi ndërmarrë nuk janë të natyrës teknike, por shprehin dëshirën tonë që Shqipëria të drejtojë me vlerat ekonomike evropiane dhe besueshmëri. Kemi modernizim të turizmit detar dhe bregdetar dhe menaxhimin e sezonit turistik. Turizmi bregdetar është një nga pjesët kryesore të zhvillimit tonë, jemi të angazhuar që të jetë i vetëqëndrueshëm dhe i përfaruar me standardet e BE. Ne kemi futur certifikimin dixhital sa i përket operatorëve turistik detar, përmes e-Albania”, tha Kushi.

Sipas Kushit, “deri në muajin maj 2025 janë 192 operatorë të certifikuar që punojnë brenda këtij sistemi dhe kjo nuk është shifër e thjeshtë, por një shenjë që Shqipëria është e gatshme për të qenë drejtuese në rajon sa i përket turizmit të rregulluar dhe të pastër”.

“Po kufizojmë privatizimin dhe po u mundësojmë bashkive që të investojnë në infrastrukturë. Është model i ekuilibruar që nxit zhvillimet private duke mbrojtur të drejtën e qytetarëve. E kemi transformuar mënyrën e menaxhimit të sezonit turistik, nuk i takon vetëm tregut, por i takon qeverisjes qendrore. Krijimi i një taskforce nga Ministria e Turizmit tregon angazhimit tonë për t’iu përgjigjur krizave dhe për t’u koordinuar nga pikëpamja institucionale”, pohoi Kushi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Sala takim me diasporën mjekësore në Nju-Jork: Lidhja me Shqipërinë të kthehet në bashkëpunime konkrete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë vizitë së saj në Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Sala takim me diasporën mjekësore në Nju-Jork: Lidhja me Shqipërinë të kthehet në bashkëpunime konkrete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë vizitë së saj në Nju-Jork, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…