Rama: Kalaja e Porto Palermos, perlë e historisë mes detit kristal

E ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të 19-të si dhuratë për gruan e tij Vasiliqinë, kjo kala fsheh brenda një histori plot mister.


Një ndër monumentet më interesante që ndodhen në Shqipëri sa i përket historisë së saj dhe pozicionit ku shtrihet është edhe kalaja e Porto Palermos, në gjirin me të njëjtin emër në brigjet e detit Jon.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një videoinformacion mbi këtë kala, ndërsa ftoi vizitorët ta zbulojnë atë.

“Kalaja e Porto Palermos, një perlë e historisë mes detit kristal, që fton çdo vizitor ta zbulojë”, u shpreh Rama krahas pamjeve.

Kalaja e Porto Palermos qëndron në një nga zonat më të bukura të bregdetit shqiptar, e fshehur mes ujërave kristal të Jonit.

E ndërtuar nga Ali Pashë Tepelena në fillim të shekullit të 19-të si dhuratë për gruan e tij Vasiliqinë, kjo kala fsheh brenda një histori plot mister. Për të kanë shkruar edhe figura botërore të letërsisë si Alexandre Dumas etj.

Arkitektura e veçantë e kalasë tregon për mjeshtërinë e ndërtimit dhe inteligjencës strategjike. Nga kullat e larta dhe muret mbrojtëse syri sheh një horizont të pafund ku deti dhe qielli bashkohen në një pamje mahnitëse.

Korridoret e ngushta, hyrja dhe dhomat e fshehta të kalasë janë dëshmitarë të strategjive mbrojtëse që përdorte Ali Pasha. Dhoma e Strategjive ruan atmosferën e kohës nga ku hartoheshin planet për mbrojtjen e territorit.

Gjithashtu, ky vend special është kthyer në një skenë të përkryer për evente kulturore dhe artistike. Çdo vit, vizitorë nga gjithë bota vijnë për të zbuluar këtë vend duke ndjerë frymën e historisë në çdo cep.

Gjithashtu plazhet e kristalta dhe natyra e paprekur rreth saj plotësojnë një ofertë të përkryer për të gjithë turistët.

Burimi ATSH

Perëndim magjik në bregdetin e Rrjollit në Velipojë

Fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës, i ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, ofron një bukuri natyrore të rrallë.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Sala për prestigjiozen “AuntMinnieEurope”: Program kombëtar diagnostikimi i fuqizuar nga teknologjia digjitale dhe AI

Ndërsa Shqipëria është në rrugën për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, vendi përballet me një dekadë…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Perëndim magjik në bregdetin e Rrjollit në Velipojë

Fshati Rrjoll në Velipojë të Shkodrës, i ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, ofron një bukuri natyrore të rrallë.