“BE për Inovacionin”, mbështetje fermës hidroponike në Baldushk

Ferma ka marrë mbështetje nga projekti “BE për Inovacionin” për të përmirësuar mikroklimën e saj, për të siguruar burime energjie, për të automatizuar dhe digjitalizuar operacionet, si dhe për të rritur efikasitetin e shpërndarjes.


Bimë mjekësore dhe perime pa pesticide po rriten në kodrat e Baldushkut pranë Tiranës, aty ku në një hapësirë prej 3 mijë m² ferma “Albaponik” po revolucionarizon mënyrën se si prodhohet ushqimi i freskët duke përdorur teknologji hidroponike të përparuar dhe duke kultivuar kultura me cilësi të lartë.

Ferma ka marrë mbështetje nga projekti “BE për Inovacionin” për të përmirësuar mikroklimën e saj, për të siguruar burime energjie, për të automatizuar dhe digjitalizuar operacionet, si dhe për të rritur efikasitetin e shpërndarjes.

Kjo ka mundësuar prodhim gjatë gjithë vitit, kohë më të shpejta shpërndarjeje, furnizim të pandërprerë me energji dhe kontroll të saktë operacional.

“Ky është një shembull se si po i mbështesim sipërmarrjet e reja në Shqipëri që të bëhen të qëndrueshme. Mund ta shihni sa i bukur është ky vend, sa të shëndetshme janë marulet, domatet dhe specat – dhe të gjitha janë rritur pa mbetje. Jam shumë krenar për këtë program, i cili mbështet 40 biznese në Shqipëri që të jenë të qëndrueshme. Ata përdorin inovacionin, sepse inovacioni është e ardhmja e Shqipërisë”, u shpreh ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, gjatë një vizite në Albaponik.

Sipas tij, “kjo është mënyra për të gjetur hapësira ku bizneset shqiptare mund të bëhen konkurruese pasi Shqipëria të anëtarësohet në BE”.

“Kjo është edhe një mënyrë e mirë për t’i siguruar bujqësisë shqiptare zhvillim të qëndrueshëm, sepse bujqësia këtu drejtohet kryesisht nga fermerët e vegjël dhe ata duhet të gjejnë hapësira ku mund t’u shërbejnë konsumatorëve dhe gjithashtu të jenë në gjendje të eksportojnë”, tha Gonzato.

Vite më parë, ndërsa shoqëritë u bënë gjithnjë e më të vetëdijshme për dëmet e pesticideve dhe përdorimit të tepërt të ujit, një fermë si kjo do të dukej si një ëndërr e së ardhmes.

Valbona Duro kujton se si lindi ideja. “Lindi nga një pasion i madh për inovacion të qëndrueshëm. Duke parë problemet në rritje të degradimit të tokës, përdorimit të tepërt të pesticideve dhe bujqësisë së prekur nga klima, ndiem një nevojë të fortë për të ofruar një alternativë më të mirë”, thekson ajo.

Kultivimi i bimëve mjekësore pa dhe mund të jetë jo vetëm i shëndetshëm, por edhe miqësor ndaj mjedisit, pasi sistemet hidroponike ofrojnë përfitime të shumta shëndetësore dhe ekologjike.

Ato prodhojnë ushqim të freskët dhe të shëndetshëm dhe rrisin vlerën ushqyese të të korrave falë llambave të specializuara LED. Këto llamba nxisin fotosintezën e klorofilit në bimë, duke nxitur rritjen e tyre dhe duke përmirësuar shijen e produkteve. Duke kombinuar qëndrueshmërinë, efikasitetin dhe cilësinë, sistemi hidroponik mundëson prodhim të besueshëm pavarësisht kushteve të motit, duke siguruar që çdo kulturë të përmbushë standardet më të larta të shëndetit dhe shijes.

“Albaponik përdor një sistem hidroponik riqarkullues, ku bimët rriten në ujë të pasuruar me lëndë ushqyese në vend të dheut. Ky ujë filtrohet dhe ripërdoret vazhdimisht, duke çuar minerale jetësore direkt në rrënjë, si dhe duke minimizuar mbetjet. Sistemi ynë përputhet në mënyrë të përkryer me Agjendën e Gjelbër Evropiane, pasi zvogëlon përdorimin e ujit deri në 90% krahasuar me bujqësinë tradicionale, duke e bërë atë si miqësore me mjedisin ashtu edhe të qëndrueshme”, thotë Valbona Duro nga Albaponik.

“Në Albaponik, ne kultivojmë ushqime pa pesticide dhe herbicide. Mjedisi ynë i kontrolluar dhe shpërndarja e saktë e lëndëve ushqyese sigurojnë që bimët të rriten natyrshëm, me vlerën maksimale ushqyese dhe pa mbetje kimike. Rezultati? Prodhime të freskëta, të shijshme dhe vërtet të shëndetshme, të cilave mund t’u besoni”, shpjegon Duro, duke vënë në dukje se metoda e kontrolluar ruan vazhdimisht vlerat ushqyese.

Albaponik kultivon një përzgjedhje të larmishme jeshillëqesh, bimësh mjekësore dhe zarzavatesh. Ata i shërbejnë një tregu në rritje duke bashkëpunuar me zinxhirë supermarketesh, dyqane ushqimesh organike, restorante vendore dhe konsumatorë të ndërgjegjshëm për mjedisin. “Këto partneritete na ndihmojnë të sigurojmë kërkesë të qëndrueshme dhe njohje të fortë të markës në sektorin e produkteve të freskëta”, thotë Duro. Aroma e borzilokut të freskët mbush fermën, duke e shndërruar atë në një kopsht të madh që ngjall kujtime të shtëpive të fëmijërisë në fshat.

“BE për Inovacionin” ka luajtur një rol kyç në nxitjen e bashkëpunimit dhe angazhimit brenda ekosistemit të sipërmarrjeve të reja dhe inovacionit në Shqipëri, si dhe në rritjen e vizibilitet të tij, duke mbështetur mbi 100 aktivitete të ekosistemit gjatë periudhës së zbatimit.

Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Suedia po punojnë për të krijuar vende pune me paga të larta në Shqipëri, duke zhvilluar ekonominë e inovacionit. Përmes Fondit të Sfidave, “BE për Inovacionin” ka krijuar një strukturë konkurruese financimi, e cila përdoret si një mjet për të trajtuar çështjen e qasjes në financë për kompanitë novatore në të gjitha fazat e zhvillimit (ide, miratim, rritje dhe zgjerim).

Burimi ATSH

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, peizazhe mahnitëse që ftojnë turistët për detin dhe natyrën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla publikoi sot disa pamje nga Parku Kombëtar “Divjakë – Karavasta”, duke…