Strategjia e drejtësisë, Tarran: Forcim i llogaridhënies dhe rritje e transparencës

Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot një takim me institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, në tryezën e rrumbullakët “Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030: Arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e Integrimit Evropian”.


Ministria e Drejtësisë zhvilloi sot një takim me institucionet e drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtarë, në tryezën e rrumbullakët “Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024-2030: Arritjet dhe sfidat e zbatimit të saj në kontekstin e Integrimit Evropian”.

Në fjalën e tij në këtë takim ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran tha se bashkëpunimi i aktorëve vendas dhe ndërkombëtarë është i rëndësishëm në ravijëzimin e sistemit të drejtësisë në vend.

Tarran u shpreh se drejtësia duhet të jetë më afër qytetarëve duke rritur transparencën në ofrimin e shërbimeve.

Ambasadori shtoi se, strategjia e ndërmarrë, arrin të ofrojë një panoramë më të qartë se cilat do duhet të jenë hapat e radhës për transformimin e drejtësisë në Shqipëri drejt standardeve të Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se prania e OSBE-së në Shqipëri i mirëpret këto qëllime ambicioze të Shqipërisë për sektorin e drejtësisë.

“Strategjia është një moment kyç që ka për qëllim të ravizojë sistemin e drejtësisë në Shqipëri, në standardet e BE-së, duke u ndërtuar mbi dokumentet e mëparshëm strategjik dhe duke pasqyruar udhërrëfyesin. Ajo ofron një kuadër të qartë për të drejtuar hapat e radhës drejt transformimit. Prania e OSBE-së në Shqipëri, mirëpret këto qëllime ambicioze që përmbahen në këto reforma, të cilat janë të nevojshme dhe vijnë në kohën e duhur për konsolidimin e sistemit të drejtësisë”, tha ai.

Ambasadori cilësoi se kjo fazë aktuale e reformës në drejtësi, është i përqëndruar tek efikasiteti dhe pavarësia e saj si sektor.

Ai theksoi se duhet forcuar transparenca tek publiku lidhur me shërbimet e ofruara të drejtësisë ndaj qytetarëve shqiptarë.

“Kjo fazë e reformës në drejtësi, përqendrohet tek përmirësimi i efikasitetit, pavarësisë. Qëllimi këtu është të konsolidohet kuadri ligjor duke eliminuar dhe punët e prapambetura gjyqësore, për të forcuar llogaridhënien dhe mekanizmat e transparencës për të rritur transparencën ku ofrohen shërbimet dhe për ta afruar drejtësinë më shumë me qytetarët”, tha ai.

Tarran u shpreh se masat e ndërmarra për përdorimin e teknologjive të reja të informacionit në drejtësi, janë të rëndësishme për efikasitetin e sektorit.

“Masat në lidhje me përdorimin e teknologjive të reja të informacionit, përmirësimi i statistikave kombëtare për drejtësinë dhe zhvillimi dhe funksionimi i sistemeve të integruar të menaxhimit të çështjeve, janë gjithashtu hapa të mëtejshme të rëndësishme që do ndihmojnë në rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë”.

Tarran vuri theksin se për përmbushjen e këtyre reformave duhet të ketë një financim dinjitoz e të përshtatshëm, si dhe veprime konkrete nga palët e përfshira.

“Zbatimi i suksesshëm do të kërkojë përpjekje të bashkërënduara. Do kërkojë dhe financim të përshtatshëm dhe pjesëmarrje veprore nga aktorët, në mënyrë që të arrihen përfundimet nga ato të synuara. Bashkëpunimi i vazhdueshëm”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama prezanton librin “Në Sofrën e Hënës”: E shkrova nga dashuria për gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama është rikthyer para publikut me një botim të ri, librin “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e…

Global 360

Kosova ende pa një marrëveshje për president, kush do ta drejtojë vendin?

Më 4 prill, Vjosa Osmani mbaron mandatin e saj si presidente

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare

Në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama prezanton librin “Në Sofrën e Hënës”: E shkrova nga dashuria për gjuhën shqipe

Kryeministri Edi Rama është rikthyer para publikut me një botim të ri, librin “Në Sofrën e Hënës”, një përmbledhje e…