Panairi VivaTech, Gonxhja pret ministren franceze për Inteligjencën Artificiale në stendën shqiptare

Ministrja e Deleguar e Francës për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalin, Clara Chappaz, zhvilloi një takim me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, teksa vizitoi stendën shqiptare që prezantohet në panairin VivaTech, në Paris, më të madhin në Europë për startup-et, bizneset inovatore dhe teknologjitë e avancuara.

Gonxhja ndau në rrjete sociale momente nga ky takim dhe vizita e ministres Chappaz, në ambientet e stendës shqiptare.

“Pas vizitës së Presidentit Emmanuel Macron në Shqipëri dhe takimit me Ministren e Deleguar të Francës për Inteligjencën Artificiale dhe Digjitalin, znj. Clara Chappaz, me të cilën nënshkruam Planin e Veprimit për Inovacionin Shqipëri–Francë, patëm kënaqësinë të takohemi sërish në kuadër të pjesëmarrjes sonë në VivaTech, një nga ngjarjet më të mëdha të teknologjisë dhe inovacionit në Europë”, u shpreh Gonxhja.

Sipas tij, për herë të parë, Shqipëria u përfaqësua me një stendë të dedikuar, duke prezantuar energjinë dhe potencialin e ekosistemit tonë të inovacionit, sipërmarrjet e zhvilluara, startup-et premtuese dhe vizionin për një të ardhme digjitale dhe të gjelbër.

Gonxhja e vlerësoi vizitën e ministres Chappaz në stendën shqiptare, një sinjal të qartë të thellimit të bashkëpunimit me Francën në fushën e teknologjisë dhe inteligjencës artificiale.

“Ky partneritet strategjik përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt objektivit tonë për ta pozicionuar Shqipërinë si një qendër të njohur evropiane për inovacionin e qëndrueshëm”, theksoi Gonxhja.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Sfida më e madhe drejt BE, të rishpikim veten tonë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sfida më e madhe e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE është të rishpikë veten.

Global 360

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se shqiptarët kërkojnë vetëm drejtësi për Kosovën dhe çlirimtarët e saj.

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Sfida më e madhe drejt BE, të rishpikim veten tonë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se sfida më e madhe e Shqipërisë në rrugëtimin drejt BE është të rishpikë veten.