Kroacia vlerëson reformat e Shqipërisë për anëtarësim në BE

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri, në një fjalim të mbajtur dje në edicionin e 20-të të forumit GLOBSEC, në Pragë – ku u diskutuan marrëdhëniet transatlantike dhe tregtia globale, e ardhmja e mbrojtjes evropiane, siguria energjetike, imigracioni dhe sfidat teknologjike.


Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç vlerësoi reformat e ndërmarra në Shqipëri, në një fjalim të mbajtur dje në edicionin e 20-të të forumit GLOBSEC, në Pragë – ku u diskutuan marrëdhëniet transatlantike dhe tregtia globale, e ardhmja e mbrojtjes evropiane, siguria energjetike, imigracioni dhe sfidat teknologjike.

“Shqipëria po bën një punë të mirë me reformat, Mali i Zi ka përparuar më shumë se të tjerët në rajon”, tha Plenkoviç.

Megjithatë, ka ende shumë punë për t’u bërë që secili prej këtyre vendeve të Ballkanit të bashkohet plotësisht me familjen evropiane”, tha kryeministri kroat.

“Vende si Shqipëria apo Mali i Zi nuk duhet të presin shtetet e tjera që kanë mbetur prapa me integrimin”, shtoi ai.

“Për ne, parimi kryesor për anëtarësimet e reja në familjen evropiane duhet të jenë meritat individuale dhe jo anëtarësimi në bllok i disa vendeve kandidate – në një kohë siç ndodhi vite më parë”, tha Plenkoviç.

“Ne duhet t’i shpërblejmë ato vende që i plotësojnë kushtet më shpejt dhe kryejnë reforma dhe negociata të suksesshme”, theksoi ai.

“Nuk duhet t’i lejojmë vendet që kanë ecur më shpejt të presin të tjerët që nuk po ndërmarrin hapa të tillë me reformat e integrimit”, tha Plenkoviç.

Nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina – vetëm Kosova nuk është ende një vend kandidat për anëtarësim në BE.

Forumi vjetor i GLOBSEC fokusohet mbi politikën e jashtme, sigurinë, çështjet evropiane dhe ekonominë.

Gjatë edicionit të 20-të të forumit GLOBSEC në Pragë, Republika Çeke – u mirëpritën propozimet e Komisionit të BE-së për të rritur investimet në mbrojtje dhe planet për të forcuar industrinë evropiane të mbrojtjes.

Kroacia tashmë ndan 2% të PBB-së së saj për mbrojtjen, nga të cilat 30% është për modernizimin e Ministrisë së Mbrojtjes në vend.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Ekipi kombëtar, i vetmi që bashkon të gjithë shqiptarët

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e mbajtur në mbrëmjen gala “Topi i Artë 2025”, vlerësoi vlerat e jashtëzakonshme të ekipit…