Malaj: Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor mundësi dhe përfitime të reja për ekonomitë rajonale

Në konferencën e nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi rëndësinë e reformave dhe bashkëpunimit për përgatitjen e rajonit drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.


Në konferencën e nivelit të lartë të drejtorëve të përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, ministri i Financave, Petrit Malaj, theksoi rëndësinë e reformave dhe bashkëpunimit për përgatitjen e rajonit drejt integrimit të plotë në Bashkimin Europian.

“Shqipëria, sikundër edhe vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor kanë një ambicie të përbashkët dhe një synim të qartë: integrimin në Bashkimin Evropian. Për të arritur me sukses drejt finishit, sipërmarrjet tona do të duhet të jenë të gatshme të konkurrojnë në tregun unik të BE-së dhe të japin kontributin e tyre për një ekonomi të fortë, të përbashkët”, deklaroi Malaj.

Ai vuri në dukje se Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor do të sjellë mundësi dhe përfitime të reja për ekonomitë rajonale, duke mbështetur zhvillimin ekonomik dhe integrimin më të thelluar në tregun unik evropian.

Ministri Malaj nënvizoi se Shqipëria po kryen reforma gjithëpërfshirëse në administratën doganore, një nga më të mëdhatë në historinë e vendit, me fokus në përafrimin me standardet e Bashkimit Evropian.

“Ne si qeveri shqiptare po ndërmarrim reforma në mbështetje të zhvillimit të qëndrueshëm, krijimit të lehtësive të domosdoshme, reduktim të barrierave dhe në aftësimin e administratave tona për të qenë gjithmonë në ndihmë të biznesit dhe përmirësimit të klimës së të bërit biznes. Këtij konteksti i shërben edhe Plani i Ri i Rritjes për Ballkanin Perëndimor (Growth Plan) i cili padyshim do të sjellë mundësi dhe përfitime të reja për ekonomitë tona”, deklaroi ministri.

Me hapjen e Kapitullit 29 “Dogana” në procesin e anëtarësimit në BE, qeveria shqiptare po punon intensivisht për modernizimin e procedurave doganore dhe përgatitjen për t’u bërë pjesë e Unionit Doganor të BE-së.

Në fjalën e tij, ministri theksoi se prioritet i reformave është forcimi i bashkëpunimit rajonal mes administratave doganore të Ballkanit Perëndimor, mbështetja e lehtësimit të tregtisë dhe integrimit ekonomik, përmes koordinimit ndërinstitucional dhe partneriteteve të ngushta mes doganës dhe biznesit.

Ai përmendi gjithashtu avancimin e Korridoreve të Gjelbër dhe të Kaltër, të cilat synojnë të mundësojnë kalime më të shpejta dhe të integruara në kufi, si dhe investimet në ndërtimin e kapaciteteve dhe asistencë teknike.

Një nga arritjet e rëndësishme është njohja reciproke e Programit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO), e cila sjell lehtësim dhe thjeshtim të procedurave doganore dhe hap mundësi për rritjen e eksporteve në tregjet evropiane.

“Shqipëria ka bërë hapa para sa i takon njohjes reciproke të Programit të AEO i cili sjellë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe thjeshtimin e procedurave doganore për to, por edhe sa i takon rregullave kalimtare të origjinës (PEM), si mundësi për rritjen e eksporteve në tregjet europiane”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Gonxhja uron Krishtlindjen dhe kujton takimin me Papa Leone XIV

Ministri Gonxhja uron që kjo ditë të jetë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë.

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Gonxhja uron Krishtlindjen dhe kujton takimin me Papa Leone XIV

Ministri Gonxhja uron që kjo ditë të jetë burim drite, shprese dhe harmonie për të gjithë.