Repishti: Synojmë që Shqipëria të bëhet pjesë aktive e platformave digjitale të BE

Drejtoresha e platformës e-Albania, Nevila Repishti, mori pjesë në Konferencën “Towards a Simple Single Market”, të organizuar nga Komisioni Evropian në kuadër të iniciativës Digital Building Blocks në Bruksel.

Në një njoftim të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thuhet se në vazhdën e përpjekjeve për modernizimin e shërbimeve publike elektronike në Shqipëri dhe garantimin e ndërveprimit ndërkufitar, kjo konferencë përbën një mundësi të vlefshme për shkëmbim përvojash dhe për harmonizim me praktikat më të mira evropiane mbi parimin “once only” dhe shkëmbimin pa dokumente fizike mes administratave.

“Për Shqipërinë, si lidere në rajon në ofrimin e shërbimeve publike elektronike, hapi i radhës është i natyrshëm: të bëhet pjesë aktive e platformave digjitale të Bashkimit Evropian dhe të kontribuojë në ndërtimin e një hapësire digjitale të integruar dhe të orientuar drejt qytetarit në nivel evropian”, cilësohet në njoftim.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia