Manja: Shqipëria, investim madhor për digjitalizimin e drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se, Shqipëria ka ndërmarrë një ndër investimet më të mëdha në digjitalizimin e sistemit gjyqësor


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se, Shqipëria ka ndërmarrë një ndër investimet më të mëdha në digjitalizimin e sistemit gjyqësor

Në fjalën e tij përshëndetëse në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore, të mbajtur në Vlorë, Manja u shpreh se ky qytet është djep i pavarësisë shqiptare dhe tashmë një qendër e rëndësishme e reflektimit mbi drejtësinë.

Ministri falënderoi Gjykatën e Lartë të Shqipërisë dhe Institutin CEELI për organizimin e kësaj ngjarjeje që mbledh së bashku mendje të ndritura të sistemit gjyqësor ndërkombëtar.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndarë përvoja, për të reflektuar mbi sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes juridiksioneve”, tha Manja.

Manja shtoi se, temat që do trajtohen në këtë konferencë janë më aktualet dhe më thelbësoret për funksionimin e një shteti të së drejtës, efikas dhe të besueshëm.

Së pari, theksoi ai, “besimi i publikut në gjyqësor është themeli i çdo sistemi demokratik. Reforma jonë në drejtësi, e nisur mbi 10 vjet më parë në 2014, ka pasur si objektiv pikërisht rikthimin e këtij besimi, përmes një pastrimi të sistemit dhe rritjes së transparencës, integritetit dhe profesionalizmit në gjykata dhe prokurori. Kjo qe pikënisja e procesit të ‘vettingut’, ku u krye rivlerësimi kalimtar i mbi 800 gjyqtarë e prokurorë dhe që përfundoi suksesshëm në nëntor të vitit të kaluar”.

Së dyti, shtoi Manja, “diskutimet mbi marrëdhënien mes juridiksionit vendas dhe atij ndërkombëtar është kyç, sidomos për vende si Shqipëria, që synojnë integrimin evropian dhe mbështeten në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të gjykatave evropiane dhe më gjerë. Ministria e Drejtësisë si institucioni kyç në marrëdhëniet juridiksionale në fushën civile dhe penale, bashkëndan besimin se ndërveprimi mes juridiksioneve duhet të jetë harmonik, në shërbim të qytetarit dhe të drejtësisë universale”.

Së treti, nënvizoi Manja, “fokusi në përdorimin e mjeteve digjitale për një drejtësi më efikase është në përputhje të plotë me përparësitë tona strategjike, duke zënë një vend kyç në Strategjinë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024-2030, të udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë me pjesëmarrjen aktive të të gjitha institucioneve dhe aktorëve në fushën e drejtësisë dhe të miratuar në dhjetor 2024”.

Manja theksoi se, “Shqipëria ka ndërmarrë një ndër investimet më të mëdha në digjitalizimin e sistemit gjyqësor përmes ngritjes së Sistemit të Integruar të Menaxhimit të Çështjeve Gjyqësore (ICMIS). Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ka siguruar planifikimin e duhur buxhetor afatmesëm (për shumën totale 1,059,950 mijë lekë (10,75 milion euro)) dhe janë siguruar fondet e duhura në Buxhetin e vitit 2025 për të siguruar implementimin dhe financimin e plotë të këtij sistemi për gjyqësorin shqiptar”.

“Ky investim, së bashku me mbështetjen mbi 7.5 milion euro nga Bashkimi Evropian dhe mbi 1.8 milion euro nga Suedia, sigurojnë që brenda pak vitesh i tërë sistemi i drejtësisë të shërbehet nga sisteme moderne dhe të jetësojë e-Drejtësinë (Drejtësinë Digjitale), me impakt të drejtpërdrejt për publikun shqiptar”, tha Manja.

Ministri gjithashtu u shpreh se, “kjo konferencë zhvillohet në një moment të veçantë për Shqipërinë, e cila në vitin 2027 do të jetë mikpritëse e Kongresit Botëror të Drejtësisë, ngjarjes më të rëndësishme në rang global për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, që mbledh së bashku krerët e gjykatave kushtetuese, gjykatave të larta dhe profesionistë të drejtësisë nga e gjithë bota për diskutime të thelluara mbi temat më të rëndësishme dhe themeltare. Ky është një vlerësim për progresin tonë dhe një përgjegjësi për të ecur përpara me përkushtim”.

Ai theksoi se, kjo konferencë duhet të shërbejë si një platformë për diskutime të thella dhe konkrete, për të ndarë praktika të mira, dhe për të ndërtuar sinergji që i shërbejnë drejtësisë, qytetarëve dhe demokracisë.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.

Global 360

Osmani pret Begajn: Kosova e Shqipëria, gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot homologun e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj

Diplovista

Rama mbron Shqipërinë në rrugën drejt BE-së: Krimi është problem kudo, edhe Brukseli nuk është më mirë

Në një intervistë për Euronews, kryeministri Edi Rama tha se vendi i tij e meriton anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Flotë me 500 dronë për afresket e ajrit nga sipërmarrësi shqiptarë

Foti Foto është themeluesi i kompanisë droniera.com, që zotëron një flotë prej qindra dronësh që realizojnë spektakël në qiell.