“Defender ’25”, ambasada e SHBA-së: Forca dhe bashkimi mbajnë rajonin të sigurt

Forcat amerikane dhe shqiptare u stërvitën krah për krah me aleatët e NATO-s në kuadër të “Defender ’25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.


Forcat amerikane dhe shqiptare u stërvitën krah për krah me aleatët e NATO-s në kuadër të “Defender ’25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri sot të ditur se “bashkëpunimi ynë strategjik po transformohet në gatishmëri të vërtetë”.

“Forcat amerikane dhe shqiptare po stërviten krah për krah me aleatët e NATO-s, duke u mbështetur në forcën dhe bashkimin që e mbajnë rajonin të sigurt dhe kombet tona të mbrojtura”, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

“E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, Gjeneral Brigade Chris McKinney nga Komanda Europiane e ShBA dhe Gjeneral Brigade Mike LaPoint nga Garda Kombëtare e New Jersey iu bashkuan sot udhëheqësve shqiptarë për të vëzhguar stërvitjen Exercise Immediate Response, një pjesë kyçe e DEFENDER ’25, dhe për të parë se si bashkëpunimi ynë strategjik transformohet në gatishmëri të vërtetë”, nënvizon ambasada e SHBA-së në Tiranë.

Stërvitja “Defender ’25” u zhvillua në disa vende të rajonit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Në fokus të veçantë ishte zhvillimi i aftësive për operacione të spektrit të plotë, duke përfshirë dislokimin e forcave, mbrojtjen nga sulme konvencionale dhe jo-konvencionale, mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe realizimin e operacioneve të përbashkëta në mjedise shumëdimensionale.

Forcat shqiptare luajtën një rol kyç në drejtimin dhe zbatimin e skenarëve stërvitorë nga rajoni i Zall-Herrit, në bashkëpunim të ngushtë me Shtabin e Brigadës Shumëkombëshe dhe oficerë nga SHBA, Kosova dhe Kroacia.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Rrisim deri në 100 milionë euro mbështetjen për bujqësinë

Kryeministri Edi Rama siguroi sot se mbështetja për bujqësinë do të rritet vit pas viti duke synuar të arrijmë në…