Starton nga Shkodra edicioni i 21-të i “Rally Albania”

Për 7 ditë me radhë, dhjetëra pilotë nga mbarë bota do të përshkojnë terrenet më sfiduese dhe panoramat më të bukura të vendit në kuadër të kësaj gare. Po


Nga Shkodra startoi sot edicioni i 21-të i “Rally Albania”, eventi më i madh i garave motorike në Shqipëri dhe një nga më të njohurit në Ballkan.

Për 7 ditë me radhë, dhjetëra pilotë nga mbarë bota do të përshkojnë terrenet më sfiduese dhe panoramat më të bukura të vendit në kuadër të kësaj gare.

Shkodra bëhet kështu mikpritëse dhe simbol i aventurës, në një sfidë plot adrenalinë.

Me dhjetëra automjete dhe motorë të përshtatur për gara në terrene të thyera do të jene pjesë e garës se “Rally Albania”, e cila ka zgjedhur pikërisht Shkodrën si pikënisje simbolike të këtij udhëtimi sfidues, duke promovuar jo vetëm sportin ekstrem, por edhe turizmin në rajonin verior te vendit.

Pjesëmarrësit do të kalojnë nëpër qytete, male dhe zona të thella të vendit, përpara se ta përmbyllin garën në Tiranë.

Organizatorët theksojnë se ky edicion do të ketë më shumë etapa, më shumë kilometra dhe një rritje të konsiderueshme të pjesëmarrësve nga jashtë.

“Rally Albania” nuk është vetëm një garë, por një aktivitet që gjallëron jetën ekonomike dhe turistike të zonave ku kalon, duke promovuar Shqipërinë si destinacion për sportet motorike dhe aventurat ekstreme.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…

Global 360

Rezoluta e Bordit të Paqes miratohet unanimisht

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump nënshkroi sot rezolutën e Bordit të Paqes si kryetar i Bordit, sipas “NBC News”.

Diplovista

Gonxhja për “Forbes”: Prioritet investimet cilësore në turizëm, Shqipëria po pozicionohet si porta hyrëse në Ballkan

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Blendi Gonxhja shpjegoi mënyrën se si qeveria shqiptare e sheh modelin spanjoll të turizmit…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama: Ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington, një strukturë ndërkombëtare e…