Manastirliu: Me ndryshimet në ligjin për sportin, formalizojmë Komitetin Paralimpik

Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Atletikës me pjesëmarrjen e rreth 150 atletëve me aftësi ndryshe, nga 10 qytete të Shqipërisë.


Me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Special Olympics Albania organizoi Turneun Kombëtar të Atletikës me pjesëmarrjen e rreth 150 atletëve me aftësi ndryshe, nga 10 qytete të Shqipërisë.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu tha se ky është aktiviteti më i madh i këtij lloji në vend, që promovon gjithëpërfshirjen në sport dhe zbulon talentet e sportistëve me aftësi të kufizuara që do të jenë dhe pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike Speciale Botërore “Santiago 2027”.

“Është një prej aktiviteteve më të rëndësishme që bën bashkë më shumë se 150 fëmijë nga shumë bashki të vendit dhe jam e bindur që ne do të rritemi në kuptim të pjesëmarrjes dhe angazhimit që do të jetë në çdo bashki të vendit”, tha Manastirliu.

Ne tashmë, vijoi ministrja, kemi bërë hapa përpara sa i përket mbështetjes së të gjitha federatave.

“Me ndryshimet në ligjin për sportin të arrijmë dhe një tjetër standard qoftë sa i përket krijimit për herë të parë të Komitetit Paralimpik dhe gjithashtu lëvizjes olimpike speciale, të cilat duke u përfshirë në ndryshimet e ligjit të sportit që janë duke u diskutuar në komisionet në Kuvendin e Shqipërisë e më pas do të kalojë për miratim këtë muaj, të kemi mundësi që të kemi dhe më shumë mbështetje dhe formalizim të lëvizjes olimpike dhe gjithashtu dhe të Komitetit Paralimpik, për të arritur atë që është kryesore për ne të gjithë, për t’iu dhënë shanse dhe mundësi të barabarta fëmijëve me aftësi speciale për të qenë njësoj si gjithë të tjerët”, u shpreh Manastirliu.

Ky aktivitet vjen pak ditë pas organizimit të Turneut Miqësor të Futbollit në Tiranë, në kuadër të Javës Europiane të Futbollit, me pjesëmarrjen e 50 sportistëve nga Shqipëria dhe Kosova, dhe me mbështetjen e Programit “BeActive” dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Ngjarja më e madhe e këtij viti për Special Olympics Albania ka qenë debutimi historik i Shqipërisë në Lojërat Olimpike Speciale Dimërore “Torino 2025”, ku përfaqësuesit shqiptarë fituan 8 medalje në tre disiplina dimërore, duke konkurruar mes 1500 atletëve nga 98 shtete.

Burimi ATSH

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve

Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Paketa e Maleve, Demo: 32 bashki kanë përcaktuar 272 zona prioritare

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, tha sot se Paketa e Maleve vjen në një moment kur turizmi…