“Thirre vendin tënd”, nisma për toponimet shqiptare ndalon në Korçë

Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë u organizua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh mbi toponiminë shqiptare e quajtur “Thirre vendin tënd”


Në Universitetin “Fan S.Noli” në Korçë u organizua një tryezë e rrumbullakët diskutimesh mbi toponiminë shqiptare e quajtur “Thirre vendin tënd” ku profesorë të gjuhësisë dhe të letërsisë kumtuan gjetjet e tyre nga ekspeditat në terren.

Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë dhe Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Studiuesja dhe nismëtarja e këtij projekti Ledi Shamku është shprehur se mbledhja e emrave të vendeve shihet si një rezultat fundor i një jete, pasi banorët ashtu siç e kanë jetuar vendin, ashtu edhe e kanë emërtuar.

“Është një projekt i cili synon të mbledhë të gjitha emrat e vendeve, jo thjesht emra të thata se ashtu kemi 250 mijë skeda. Është një punë e mrekullueshme që është bërë dikur, por ta bëjmë rrugëtimin tonë mbrapsht nga jeta tek emri i vendit pasi është jeta dhe përvoja e banorëve ajo që i ka dhënë emra vendeve”, ka theksuar studiuesja Shamku.

Pedagogë, studentë dhe mësues nga qarku i Korçës u ftuan të kontribuojnë në këtë nismë me rëndësi të veçantë për identitetin kombëtar.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Rreth 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore deri në nëntor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se “1,492,656 vizitorë vendas dhe të huaj kanë…

Global 360

SHBA kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në shkurt të vitit 2023 me ndërmjetësimin…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rreth 1,5 milionë vizitorë në sitet kulturore deri në nëntor

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja bëri të ditur sot se “1,492,656 vizitorë vendas dhe të huaj kanë…