Rama: FA pjesë e stërvitjes ndërkombëtare “Defender 25”

Stërvitja shumëkombëshe “Defender 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë nisi disa ditë më parë nga Shqipëria.


Stërvitja shumëkombëshe “Defender 25”, një nga stërvitjet më të mëdha dhe më komplekse të dekadës së fundit në Evropë dhe Afrikë nisi disa ditë më parë nga Shqipëria.

Në kuadër të stërvitjeje, në ujërat territoriale të Durrësit u zhvillua një operacion i simuluar detar, rreth 6 milje larg portit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga kjo stërvitje, e cila zhvillohet nën udhëheqjen e Komandës Europiane të SHBA, në bashkëpunim të ngushtë me vendet aleate dhe partnere të NATO-s.

Në këtë stërvitje të përbashkët morën pjesë anije të Flotës Detare Shqiptare “Lissus”, “Oriku” dhe “Semani”, si dhe dy anije amerikane dhe dy helikopterë “Cougar” të Forcës Ajrore.

Për herë të parë, Shqipëria angazhoi në këtë stërvitje me dronët e saj pa pilot, apo siç njihen ndryshe dronët Bajraktar, të cilët siguruan pamje në kohë reale për Komandën e Brigadës në Zall-Herr.

Në thelb të demonstrimit ishte një incident i simuluar, ku forcat detare shqiptare dhe amerikane ndërhynë ndaj një anijeje të dyshuar që po largohej nga ujërat territoriale pa leje. Këto ndërhyrje u kryen nga ajri dhe deti, si dhe u monitoruan nga droni Bajraktar.

E drejtuar nga Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe e zhvilluar në bashkëpunim me vendet aleate të NATO-s dhe partnerët strategjikë, stërvitja do të zgjasë deri më 9 qershor 2025.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Miratohen kriteret për dhënien e statusit “Qendër Ekselence”

Këshilli i Ministrave miratoi sot kriteret dhe procedurat për dhënien e statusit “Qendër Ekselence” për institutet dhe njësitë e veçanta…