Kumbaro në ministerialin “Adaptation Days”: Vjosa, simbol i modelit shqiptar që mbron natyrën

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në ministerialin “Adaptation Days” të organizuar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) në Nice, Francë.


Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në ministerialin “Adaptation Days” të organizuar nga Banka Europiane e Investimeve (BEI) në Nice, Francë, një ngjarje me fokus politikat mjedisore dhe përballjen me ndryshimet klimatike.

Në fjalën e saj, Kumbaro theksoi angazhimin e Shqipërisë për mbrojtjen e bregdetit dhe burimeve ujore, me kryefjalë lumin Vjosa, tashmë i njohur si lumi i fundit i egër në Europë dhe simbol i një modeli të ri shqiptar që zgjedh të ruajë natyrën si pjesë të zhvillimit të qëndrueshëm.

“Për ne, mbrojtja e mjedisit dhe zhvillimi turistik nuk janë në kundërshti, por ecin paralelisht, si dy shtylla të një rruge të përbashkët për zhvillimin e vendit,” u shpreh Kumbaro.

Ajo nënvizoi gjithashtu se Shqipëria po përgatitet për një tjetër sezon turistik veror, duke vijuar me masa konkrete për pastërtinë e vijës bregdetare, në kuadër të operacionit “Plazhe të pastra”, i cili synon garantimin e standardeve mjedisore për pushuesit dhe komunitetet lokale.

Burimi ATSH

Xhamia e Ballies, simbol historik dhe arkitekturor i Elbasanit

Xhamia e Ballies ngrihet madhështore në qendër të qytetit të Elbasanit, aty ku ka pasur gjithmonë vendin e saj historik,…

Global 360

Osmani takohet me gra liderë në Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshme për kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe është takuar me gra lidere, me…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Xhamia e Ballies, simbol historik dhe arkitekturor i Elbasanit

Xhamia e Ballies ngrihet madhështore në qendër të qytetit të Elbasanit, aty ku ka pasur gjithmonë vendin e saj historik,…