Mbi 29.5 milionë receta elektronike të rimbursueshme të lëshuara në e-Albania nga viti 2016

Në platformën e-Albania janë gjeneruar mbi 29.5 milionë receta elektronike të rimbursueshme nga viti 2016 deri më sot.


Në platformën e-Albania janë gjeneruar mbi 29.5 milionë receta elektronike të rimbursueshme nga viti 2016 deri më sot.

Sipas një postimi në faqen zyrtare të e-Albania në rrjetet sociale, vetëm në vitin 2024 janë lëshuar 4.3 milionë receta elektronike, falë sistemeve elektronike, për shërbime efikase dhe në ndihmë të pacientëve.

Receta elektronike e lejon mjekun, të krijojë dhe të transmetojë në mënyrë elektronike një recetë si dhe farmacistin të ekzekutojë në mënyrë elektronike recetën. Sistemi i e-Receta lejon Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm Shëndetësor që të monitorojë, kontrollojë dhe të rimbursojë recetën elektronike për çdo pacient.

Sistemi e-Receta rrit saktësinë në përcaktimin e barnave duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë dhe të kosto-efektivitetit në trajtimin e pacientëve. Gjithashtu, ky sistem ul mundësinë e dhënies së gabuar të barnave, ruan historikun për sëmundjen dhe trajtimin e pacientëve duke lehtësuar mjekun për të gjykuar trajtimin mjekësor në vazhdimësi, redukton ndjeshëm kostot administrative për recetën, etj.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…

Global 360

Osmani shpërndau parlamentin dhe njoftoi zgjedhjet e reja në Kosovë, reagon kreu i LDK-së

Pas konferencës për shtyp të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka bërë të ditur shpërndarjen e Kuvendit të…

Diplovista

Rama për “Türkiye Today”: Nëse Kosova është nën një kërcënim ekzistencial, është edhe Shqipëria

Rama i inkurajoi lexuesit e “Türkiye Today” të vizitonin Shqipërinë dhe ta përjetojnë vendin nga afër

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Kosovë!

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

MEPJ: Dënojmë fuqimisht sulmin me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme reagoi sot për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën…