Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Greqisë, Constantinos Tassoulas.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një vizitë zyrtare në Athinë, ku u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, George Gerapetritis, dhe nga Presidenti i Greqisë, Constantinos Tassoulas.

Vizita shënoi një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke riafirmuar angazhimin për një partneritet të qëndrueshëm, të bazuar në respekt të ndërsjellë, afërsi strategjike dhe vizion të përbashkët për një Evropë të bashkuar dhe funksionale.

Në deklaratën pas takimit me homologun grek, ministri Hasani theksoi se në takim u rikonfirmua vullneti për të forcuar më tej bashkëpunimin dypalësh të ndërtuar mbi besimin, interesat strategjike dhe rolin tonë të përbashkët si aleatë në NATO.

Hasani vlerësoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë janë thelbësore për stabilitetin rajonal dhe për konsolidimin e vizionit evropian në Ballkanin Perëndimor.

Palët zhvilluan një shkëmbim të thelluar mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, i cilësuar si prioritet kombëtar nga qeveria shqiptare.

“Jam mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i ka dhënë këtij procesi dhe për rolin e saj si një partner aktiv dhe fqinj me të cilin ndajmë interesa dhe përgjegjësi të përbashkëta,” deklaroi ministri Hasani.

Në lidhje me çështjet e hapura dypalëshe, Hasani u shpreh se “ndajmë bindjen se ka ardhur koha për të trajtuar me seriozitet dhe qasje konstruktive të gjitha çështjet e mbetura”.

“Është në interesin e përbashkët të dy vendeve që këto tema të adresohen përmes dialogut të sinqertë, respektit të ndërsjellë dhe përputhshmërisë me të drejtën ndërkombëtare”, shtoi ai.

Në takimin me Presidentin e Republikës, u theksua dinamika pozitive e dialogut mes dy qeverive dhe rëndësia e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare.

“Vlerësova bashkëpunimin e qëndrueshëm ekonomik mes vendeve tona, si dhe rolin e dyfishtë të Greqisë si partneri ynë më i madh tregtar dhe përkrahës i palëkundur i Shqipërisë në procesin e integrimit evropian,” tha Hasani.

Në kuadër të vizitës, Hasani është i ftuar në një diskutim me anëtarë të Institutit ELIAMEP, një ndër institucionet më të njohura në Greqi për çështjet e politikës së jashtme dhe evropiane – ku do të paraqesë zhvillimet më të fundit në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe angazhimet e saj reformuese.

Vizita do të mbyllet me një pritje të organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Athinë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të trupit diplomatik, institucioneve greke, medias, si dhe anëtarë të komunitetit shqiptar në Greqi.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka përcaktuar rregullat e reja dhe kriteret për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat…

Global 360

Osmani për Krishtlindje në Janjevë: Kosova është më e fortë falë solidaritetit

Në festat e fundvitit, kur vlerat njerëzore marrin kuptim më të thellë dhe shtëpitë mbushen me ngrohtësi, presidentja Vjosa Osmani…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Pasaporta shqiptare për “interes kombëtar”, procedurat për artistët e sportistët

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit ka përcaktuar rregullat e reja dhe kriteret për dhënien e shtetësisë shqiptare për personat…