Balla: I hapim rrugë financimeve evropiane për punësimin e të rinjve, digjitalizimin dhe energjetikën

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, “Shqipëria synon që brenda muajit qershor të hapë të gjithë grup-kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin e vendit në BE dhe t’i mbyllim ato në fund të vitit 2027 dhe të ecim me procesin e ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësimin në BE në parlamentet e vendeve anëtare gjatë vitit 2028”.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaroi sot se, “Shqipëria synon që brenda muajit qershor të hapë të gjithë grup-kapitujt e marrëveshjes për anëtarësimin e vendit në BE dhe t’i mbyllim ato në fund të vitit 2027 dhe të ecim me procesin e ratifikimit të marrëveshjes për anëtarësimin në BE në parlamentet e vendeve anëtare gjatë vitit 2028”.

Balla tha “në kuadrin e reformave tona 2024-2027, krahas Planit për Ballkanin Perëndimor kemi mundësinë për të përfituar një mbështetje financiare rreth 922 milionë euro kredi dhe grante përfshirë këtu edhe 27 milionë të tjera, për mbështetjen buxhetore në përmbushje të reformave të dakordësuara me BE”.

Balla prezantoi sot në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, tre projektligje të rëndësishme që i hapin rrugë financimeve evropiane, për punësimin e të rinjve, zhvillimin e digjitalizimit dhe sektorit energjetik.

Duke folur mbi projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”, Balla tha se, “synojmë të pajisimin 550 mësues të shkollave të mesme me laptop në kuadër të mësimdhënies, për të garantuar të njëjtën cilësi të mësimdhënies në të gjithë territorin”.

Ai tha se digjitalizimi është në fokus të qeverisë.

“Kemi në fokus 4 shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm: politikë digjitalizmi dhe siguria; digjitalizimi i shërbimeve për biznesin; aftësimi digjital dhe transformimi i arsimit; qytetari digjital të dhënat dhe privatësia”, tha ai, teksa vuri në dukje se “programi parashikon një financim prej 44 milionë eurosh, ndër të cilat 30 milionë euro vijnë nga komisioni në formë granti, ndërsa 14 milionë euro janë bashkëfinancim nga buxheti i shtetit shqiptar”.

Duke u ndalur në pr/ligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për energjinë, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)” Balla tha se, ajo fokusohet në mbështetjen për përmirësimin e eficciencës së energjisë që shprehet në disa dimensione.

“Ky program, me një vlerë totale prej 79 milionë euro, përfshin një donacion prej 50 milionë euro nga Bashkimi Evropian dhe 29 milionë euro bashkëfinancim nga qeveria shqiptare”, informoi Balla.

“Ndërsa pr/ligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)” ka në fokus punësimin e të rinjve”, u shpreh Balla.

Sipas tij, programi operacional shumëvjeçar që mbështetet nga Bashkimi Europian, vendos në qendër të vëmendjes punësimin e të rinjve; kapërcimin e sfidave për punësim dhe frenimin e emigracionit, nëpërmjet programit të garancisë rinore.

Balla theksoi se, “programi, me një vlerë totale prej 63,48 milionë euro nga të cilat 50 milionë nga BE dhe 13,48 milionë nga qeveria shqiptare, do të mbështesë tri fusha kryesore: rritjen e punësimit të të rinjve, përmirësimin e arsimit dhe formimit profesional, si dhe forcimin e kapaciteteve institucionale për zbatimin efektiv të programit”.

Në fund të diskutimeve, Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi në parim dhe nen për nen 3 projektligjet.

Burimi ATSH

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Global 360

Negociatorët e SHBA-së dhe BE-së diskutojnë tarifat tregtare

Negociatorët tregtarë të SHBA-së dhe BE-së kane nisur sot në Paris – negociatat për një zgjidhje të mosmarrëveshjes së tensionuar…

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…