Kualifikueset e Botërorit 2026, Laçi: Të marrim maksimumin nga ndeshja me Serbinë

Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.


Kombëtarja shqiptare ka nisur zyrtarisht grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës në kualifikueset e Botërorit 2026 ndaj Serbisë dhe Letonisë.

Kuqezinjtë do të zhvillojnë pasditen e sotme seancën e parë stërvitore.

Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi u shpreh në konferencën e sotme për shtyp se, ndeshja me Serbinë është e fortë dhe se ekipi do të përgatitet për të marrë maksimumin nga kjo sfidë.

Mesfushori luftarak shtoi se lojtarët janë profesionistë dhe do të japin zemrën në fushë.

“Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë”, tha ai.

Laçi dha edhe një mesazh për tifozët.

“Besoj se tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë”, u shpreh ai.

Sa i përket gjendjes fizike të skuadrës, Laçi u shpreh se, “nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë”.

Ai theksoi se kjo ndeshje është një sfidë ndaj rivalit direkt për vendin e dytë në grup.

“Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë”, theksoi Laçi.

“Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për 3 pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror”, shtoi ai.

Ai theksoi se, “nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje”.

Për sfidën tjetër ndaj Letonisë, Laçi theksoi se, “nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë”.

Ai shtoi se, Hysaj ka ndihmuar skuadrën sa i përket aspektit psikologjik për të përballuar sfidën ndaj Serbisë.

“Thjesht ka ndihmuar nga aspekti psikologjik si ta mendojmë këtë ndeshje dhe ta fitojmë. Gjëra të tjera janë për njerëz të tjerë”, tha ai.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Global 360

Kallas mirëpret Qeverinë e re të Kosovës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e ka cilësuar formimin e qeverisë së re të Kosovës…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

92 vota pro deklaratës së Kuvendit: Kërkesa e Prokurorisë Speciale rrezikon të krijojë shtrembërim të rrezikshëm të historisë në Kosovë

Kuvendi miratoi në seancën e sotme plenare deklaratën e përbashkët për të mbështetur pafajësinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).