BSH: Biznesi dhe konsumatorët rritën besimin në sektorin e turizmit

Biznesi dhe konsumatorët kanë rikthyer besimin në rritjen e ekonomisë gjatë muajit majit, kontribut ka dhënë treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve që u rrit me 2.2 %.


Biznesi dhe konsumatorët kanë rikthyer besimin në rritjen e ekonomisë gjatë muajit majit, kontribut ka dhënë treguesi i besimit në sektorin e shërbimeve që u rrit me 2.2 %.

Sipas raportit periodik të Bankës së Shqipërisë, treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 1.1 pikë në muajin maj,duke qëndruar 8,9 pikë mbi mesataren historike.

Rritja e TNE-së (Treguesi i Ndjeshmërisë Ekonomike…shënim i Redaktorit) këtë muaj reflektoi përmirësimin e besimit në sektorin e industrisë dhe të shërbimeve.
Në të kundërt, rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë dha një kontribut negativ në treguesin e agreguar për ekonominë. Besimi konsumator mbeti i pandryshuar, në nivelin e një muaji më parë.
Treguesi i besimit të industrisë (tBi) u rrit me 8 pikë përqindje në muajin maj, duke kompensuar rënien e muajit të kaluar. Niveli i tij këtë muaj është përsëri mbi mesataren historike me rreth 7.8 pikë përqindje. Përmirësimi i TBI-së u përcaktua nga vlerësimet optimiste për kontratat porositëse të bizneseve nga eksportet. Gjithashtu, bizneset ishin më optimiste edhe për prodhimin industrial aktual. Pritjet për çmimet në të ardhmen kanë shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajin e kaluar.
Sipas vrojtimit, treguesi i besimit në ndërtim (tBn) shënoi rënie me 3.4 pikë përqindje në muajin maj. Pavarësisht luhatjeve mujore, niveli i TBN-së qëndron ndjeshëm (13.4 pikë
përqindje) mbi mesataren historike. Rënia e TBN-së këtë muaj u përcaktua nga vlerësime më të ulëta të bizneseve për aktivitetin ndërtues aktual dhe pritje më të ulëta për porositë kontraktuese. Pritjet për çmimet u rishikuan lehtë për lart këtë muaj.
Treguesi i besimit në shërbime (tBSh) u rrit me 2.2 pikë përqindje në muajin maj. Përmirësimi i TBSH-së u përcaktua nga vlerësimet më pozitive të bizneseve për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre dhe për nivelin e kërkesës. Pritjet e bizneseve për çmimet në të ardhmen janë rritur këtë muaj.
Ndërsa treguesi i besimit në tregti (tBt) regjistroi rënie me 1.8 pikë përqindje
në muajin maj. Niveli i tij aktualisht qëndron rreth 4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Në rënien e TBT-së ndikuan kryesisht vlerësimet më pesimiste për ecurinë aktuale të biznesit. Në një masë më të vogël rënëse ndikoi edhe komponenti i pritjeve për nivelin e punësimit në të ardhmen. Pritjet për çmimet në të ardhmen janë rishikuar në rritje këtë muaj.

Referuar treguesit të besimit konsumator (tBK) shihet se ai ruajti të njëjtin nivel me një muaj më parë, duke qëndruar rreth 2.4 pikë përqindje mbi mesataren historike. Për sa i përket komponentëve përbërës të treguesit TBK, vlerësimi i konsumatorëve për situatën e përgjithshme ekonomike u përmirësua në maj, duke dhënë kontributin kryesor rritës. Ndërkohë, komponentët e tjerë – situata financiare e familjeve dhe blerjet e mëdha – dhanë kontribut negativ në TBK.

Burimi ATSH

Lexo më shumë nga

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.

Global 360

Siria njeh Kosovën

Siria është shteti numër 120 që njeh pavarësinë e Kosovës

Diplovista

Rama për “The Politico Berlin Playbook”: ‘AI’ për pastrim të legjislacionit nga mbivendosjet dhe në prokurimet publike

Kryeministri Edi Rama u shpreh gjatë një interviste për podcast-in “The Politico Berlin Playbook”, pjesë e revistës “Politico” në Gjermani,…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Fatos Nano i mundi të gjithë pa e kuptuar, siç mediat nuk e kuptuan edhe pse falë tij lulëzuan!

Racional, me sens humori, si një lider i vërtetë Fatos Nano i demokratizoi të gjithë, në fund edhe kundërshtarët e…

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Malaj me misionin e FMN-së diskutime mbi ndryshimet e pritshme në kuadrin tatimor

Ministria e Financave ka nisur takimet me ekipin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të Artikullit IV.