1 qershori, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë, festë me fëmijë nga trevat shqiptare

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë e Republikës, Armanda Begaj, ftuan sot në një festë të madhe me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare – nga Prizreni e Drenasi, Ulqini e Tuzi, nga Tetova, si dhe fëmijë nga diaspora shqiptare në Gjermani, Itali, Greqi – për të festuar 1 qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Festa madhështore, e dedikuar fëmijëve, “Kam në zemër shqiptarinë”, i qëndroi kësaj teme në koncertin artistik ku performuan fëmijë nga të gjitha trevat, në teatrin e kukullave, në performancat e cirkut dhe lojërat animuese.

Presidenti i Republikës falënderoi fëmijët e ardhur nga të gjitha trevat.

“Shumë faleminderit që jeni bërë pjesë e këtij aktiviteti kaq të rëndësishëm, që unë bashkë me Armandën e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë! Të festojmë së bashku për fëmijët tanë! Gëzuar 1 Qershorin, festën e fëmijëve! Urojmë që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij, të ketë çdo të mirë në jetën e tij! U urojmë shumë suksese, sidomos fëmijëve që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë – shqiptarë që jetojnë në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Greqi, në Itali, në Gjermani dhe në Malin e Zi. Një përqafim për të gjithë!”, tha Begaj.

Zonja Begaj, në fjalën e saj, u shpreh se, “këtë vit, kjo lëndinë është e mbushur plot me gëzimin e fëmijëve të ardhur nga treva të ndryshme shqiptare. Fëmijë që, me krenarinë e të qenit shqiptar, na vijnë nga Kosova jonë e dashur, nga Prizreni dhe Drenasi. Fëmijë që na vijnë nga Tuzi dhe Ulqini në Malin e Zi. Fëmijë që na kanë ardhur nga Tetova, në Maqedoninë e Veriut. Mirë se keni ardhur! Faleminderit që keni ardhur!”

“Mes jush ka edhe fëmijë që janë shumë krenarë që janë shqiptarë – bashkëmoshatarët tuaj nga Gjermania dhe Greqia. Faleminderit që keni ardhur për të festuar në gjuhën e prindërve tuaj, në shqip! Të dashur fëmijë, ju që jeni gëzimi, dashuria dhe drita e jetës sonë – ju uroj ta doni sa më shumë gjuhën tuaj, shqipen tonë të bukur, ta mësoni e ta trashëgoni atë bashkë me kulturën dhe zakonet e të parëve tanë. Kështu do të jemi gjithnjë krenarë që jemi shqiptarë”, tha zonja Begaj.

Më pas, Zonja e Parë u tha fëmijëve të lëshonin tullumbacet, ashtu si ëndrrat e tyre, drejt qiellit:

“Tani, të dashur fëmijë, ju ftoj të mbyllni sytë tuaj dhe të mendoni për dëshirat dhe ëndrrat tuaja! Tani, dërgojini lart, lart në qiell, bashkë me tullumbacet që keni në duar.” Festa e sotme kishte rezervuar aktivitete të ndryshme, si: teatër kukullash, cirk, këngë, recitime dhe shfaqje kërcimi, lojëra animuese. Gjithashtu, fëmijët e diasporës shqiptare kishin përgatitur shfaqjen e tyre me temë: “Shqipërinë e kam në zemër.”

Burimi ATSH

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Global 360

Osmani: Çdo përpjekje për barazimin e UÇK-së me krimet e Serbisë, minon besimin në drejtësi

Teksa në Hagë mbahet seanca e deklaratave përmbyllëse në procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, tha…

Diplovista

Linda Rama në Katar, reflektime mbi tranzicionin, kompleksitetin global dhe përgjegjësinë e atyre që drejtojnë

Linda Rama, bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama zhvilloi një bisedë me Laila Humairah në Qendrën për Lidership të Katarit.

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

100-vjetori i themelimit të Urdhrit të Skënderbeut

Një tubim shpirtëror ishte eventi përkujtimor i 100-vjetorit të themelimit të Urdhrit të Skënderbeut dhe i shugurimit të Urdhrave të…

Profil

MILANO 2026 – BBC: Lara Colturi, skiatorja që po bën Shqipërinë krenare

Lara Colturi është vetëm 19 vjeçe, por ajo mund të bëjë historinë olimpike duke u bërë medalistja e parë e…

Masmedia

Rama në Bruksel takon presidentin e Këshillit Evropian, António Costa

Kryeministri Edi Rama nisi sot një vizitë zyrtare në Bruksel, ku u takua me presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.