Sejko në konferencën e EQLJL-së: Shqipëria, integrimin ekonomik e ka nisur me sistemet e pagesave

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar në Dubrovnik, Kroaci, nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me temë “Rritja dhe qëndrueshmëria në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), në një botë më të fragmentuar”.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të organizuar në Dubrovnik, Kroaci, nga Banka Kombëtare e Kroacisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, me temë “Rritja dhe qëndrueshmëria në vendet e Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL), në një botë më të fragmentuar”.

Në këtë takim dyditor u zhvillua fillimisht një tryezë e rrumbullakët me Drejtoren e Përgjithshme të FMN-së, Kristalina Georgieva, ku morën pjesë ministrat e Financave dhe Guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të EQLJL-së.

Gjatë këtij takimi me dyer të mbyllura, Sejko prezantoi zhvillimet kryesore makroekonomike të vendit, ku theksoi se ekonomia shqiptare ka pasur një trend pozitiv zhvillimi.

“Gjatë vitit 2024, rritja ekonomike shënoi 4%; norma e papunësisë ishte pranë niveleve minimale historike, e shoqëruar me rritje të shpejtë të pagave në sektorin privat; inflacioni rezultoi në nivelin 2.2%, nga 4.8% në 2023; ndërkohë rritja e kreditimit arriti 16.7%”, tha ai, teksa vuri në dukje se, “rritje ekonomike e vendit u mbështet kryesisht nga rritja e të ardhurave nga turizmi, i cili pritet të vijojë të jetë promotor i zhvillimit ekonomik të vendit”.

Sejko theksoi se, në Shqipëri, integrimi ekonomik ka filluar nëpërmjet sistemeve të pagesave. Përtej modernizimit të sistemit të pagesave në vetvete, integrimi me një treg më të gjerë evropian, do të sjellë përfitime për ekonominë reale.

“Pjesëmarrja në Tregun Unik të Pagesave në Euro dhe në SEPA po vendosen themele të sigurta për përshpejtimin e shkëmbimeve në planin ekonomik, me vendet e rajonit dhe me ato të Bashkimit Evropian”, u shpreh Sejko.

Nga ana e saj, Georgieva vlerësoi performancën e Shqipërisë në kuadrin makroekonomik, duke theksuar progresin e arritur në fusha kyçe si reforma institucionale dhe përmirësimi i klimës së biznesit. Në të njëjtën kohë, ajo siguroi mbështetjen dhe vazhdimësinë e asistencës teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, duke nënvizuar rëndësinë e kësaj ndihme për të garantuar suksesin e reformave të planifikuara në vijim dhe procesin e integrimit evropian.

Gjatë takimit u diskutua gjerësisht dhe mbi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së bankave qendrore, si një element thelbësor në forcimin e besimit të publikut dhe investitorëve në sistemin financiar. Drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së theksoi se mbrojtja e kësaj pavarësie shërben mbi të gjitha si një faktor kyç në garantimin e stabilitetit makroekonomik dhe integrimin e vendit.

Ditën e dytë u mbajt konferenca, e cila u çel nga Guvernatori i Bankës Kombëtare të Kroacisë, Boris Vujčić, dhe vijoi me tre sesione të fokusuara në politikat makroekonomike të vendeve të EQLJL-së, rolin e këtyre vendeve në tregun unik dhe në reformat strukturore.

Rajoni i EQLJL ka arritur një rritje ekonomike të qëndrueshme falë reformave strukturore para anëtarësimit dhe pjesëmarrjes në tregun evropian. Megjithatë ai përballet me sfida të reja si: kalimi në një ekonomi më të gjelbër, demografia e pafavorshme, kostot e larta të energjisë dhe fragmentimi global.

Në konferencë u diskutua roli i ardhshëm i vendeve të EQLJL-së në ekonominë e Evropës dhe reformat e nevojshme për t’u përshtatur me fragmentimin ekonomik, përfshirë përfundimin e agjendës së Tregut Unik.

Integrimi ekonomik është mjaft i rëndësishëm për vendet e rajonit, duke qenë gjithashtu parimi bazë i krijimit dhe funksionimit të Bashkimit Evropian. Ky integrim ka qenë gjithmonë një promotor i rëndësishëm në arenën ndërkombëtare për forcimin e bashkëpunimit dhe nxitjen e integrimit edhe në fusha të tjera.

Burimi ATSH

Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj

Projekti i rikualifikimit të peizazheve në pikat doganore synon të ofrojë një mikpritje dhe përcjellje dinjitoze të vizitorëve që hyjnë…

Global 360

Von der Leyen: Moment historik për Evropë më të fortë dhe më të pavarur

Në ceremoni i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama

Diplovista

Rama: Shqipëria, vendi i mundësive për investime dhe zhvillim!

Menjëherë pas përfundimit së Samitit të KPE, u zhvillua në Tiranë, Forumi Ndërkombëtar FII (Future Investment Initiative), platforma globale që…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Koçi Tahiri, veprimtar i respektuar i elitës intelektuale dhe i politikës shqiptare

"Pishtari i Demokracisë" dhe ish-deputet (2017-2021) ka veprimtari të gjerë aktive 35-vjeçare, me karakter krahinor dhe kombëtar.

Masmedia

Rama: Rikualifikimi i doganës së Hanit të Hotit dhe Muriqanit, mikpritje dinjitoze e vizitorëve të huaj

Projekti i rikualifikimit të peizazheve në pikat doganore synon të ofrojë një mikpritje dhe përcjellje dinjitoze të vizitorëve që hyjnë…