Manastirliu: Për herë të parë, provim mature me test të përshtatur për nxënësit që nuk dëgjojnë

Në Qendrën Burimore të nxënësve që nuk dëgjojnë, për herë të parë është hapur laboratori i artit të poçerisë dhe qeramikës.


Në Qendrën Burimore të nxënësve që nuk dëgjojnë, për herë të parë është hapur laboratori i artit të poçerisë dhe qeramikës.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ishte sot në këtë laborator, ku takoi nga afër të rinj me nevoja të veçanta që zhvillojnë talentin e tyre.

Ministrja Manastirliu e cilësoi këtë eksperiencë “një përvojë e veçantë, me nxënës specialë”.

Manastirliu tha se këta të rinj plot vullnet, këmbëngulje dhe guxim, për herë të parë do të japin provimin e maturës me një test të përshtatur me kurrikulën dhe të përgatitur posaçërisht për ta, duke i hapur rrugë aspiratave për të ndjekur më tej ëndrrat e tyre.

Në këtë laborator arti të ri, nxënësit mësojnë të modelojnë baltën në forma të ndryshme, të udhëhequr nga mësuesit që me durim dhe dashuri i ndihmojnë të zbulojnë talentet dhe të tregojnë aftësitë e tyre përmes artit.

Burimi ATSH

Rama: Opozita ka gjithë hapësirat në Kuvend

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, 83 mandatet e 11 majit janë detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit…

Global 360

Rutte: Shqipëria ka mbështetjen e NATO-s

Kryeministri Edi Rama u takua sot në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte

Diplovista

Hasani për ”Kathimerini”: Të thellojmë bashkëpunimin bazuar në interesat strategjike

Tri javë pas rizgjedhjes së Edi Ramës, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani vizitoi Athinën, ku u takua edhe…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Humanizmi sot në shoqëri sfidë për njerëzimin!

Humanizmi sot nuk është thjesht një koncept filozofik, por një nevojë absolute shoqërore dhe morale.

Profil

Elisabeta Katiaj – Zëri i gruas në biznes dhe në diasporë

Si nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Katiaj ka ndihmuar në ngritjen e një platforme të fortë për…

Masmedia

Rama: Opozita ka gjithë hapësirat në Kuvend

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se, 83 mandatet e 11 majit janë detyrim për të respektuar pa rezervë zgjedhësit…